Xhafa: Ilir Hoxha të kandidojë
në zgjedhje koalcion me PS

Xhafa: Ilir Hoxha të kandidojë<br />në zgjedhje koalcion me PS
TIRANE- Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" Sekretari i parë i KQZ të Partisë Punës së Shqipërisë ka sqaruar ironinë e Berishës në lidhje me praninë e djalit të Enver Hoxhës në koalicionin e majtë. Për të, Ilir Hoxha s'është anënar i asnjë partie, por nëse do ishte dhe do kandidonte për deputet do të ishte një kontribut i madh për lëvizjen komuniste. Ai flet për koalicionet duke bërë me dije se kishte marrë një ftesë nga PS përmes sekretarit të saj për koalicionet Ndre Legisi për të qënë pjesë e koalicionit me PS, të cilën e kishte pranuar. Për të, pavarësisht se është Kurt Kola në emër të përndjekurve politikë në këtë koalicion s'përbën asnjë problem, pasi marrëveshjen do e nënshkruajë me PS. Xhafa flet për arësyet pse pranoi të hynte në kalicion me PS si një parti "borgjeze" siç pohoi ai.

Tashmë fushata elektorale është në prag, po krijohen koalicione majtas dhe djathtas. Ju keni pasur ftesë për koalicion?

Deri më tani PS ka ftuar në koalicionin opozitar parti të tjera tipike komuniste, si PKSH, PKSH 8 nëntori e PPSHR. Ndërsa mbrëmë mund të them se kemi marrë një ftesë përmes Ndre Legisit sekretar i PS për koalicionet, të cilës shumë shpejt do t'i japim përgjigjie. Predizpozicioni ynë si PPSH është për të qënë pjesë e koalicionit të saj.

Por në koalicionin opozitar është dhe Kurt Kola, që përfaqëson të përndjekurit politikë. Si mund të jeni në një koalicion me të?

Ne nuk bëjmë koalicion me partinë Rruga e Lirisë të Kurt Kolës. As ata nuk bëjnë koalicion me ne komunistët. Kështu që PPSH koalicionin e bën me PS e jo partitë e tjera që janë në aleancën opozitare. Pasi marrëveshja do të jetë dypalëshe midis PS e PPSH. Se me kë bën eleanca PS e di vetë ajo.

Kryeministri Berisha tha në mbledhjen e grupit të PD se në një "darkë të gabuar" me Ramën është diskutuar për djalin e Enver Hoxhës, Ilir Hoxha dhe koalicionin me të. Ka parti Ilir Hoxha?

Unë nuk di për ndonjë "darkë të gabuar" ose darkë jo të gabuar. Jam i sigurtë që Ilir Hoxha nuk përfaqëson ndonjë parti politike, përmes të cilës të bëjë koalicion me të majtët. Prandaj meriton t'i kërkohet atij një mendim, sepse duke qënë djali i Enver Hoxhës, abuzohet me emrin e tij dhe përdoret për qëllime negative politike.

Por Marko Dajti kreu i PPSHR thotë ndryshe, që Ilir Hoxha është pjesë e partisë që ai drejton....?

Unë flas si e njoh unë Ilir Hoxhën e për të saktësuar të vërtetën duhet të prononcohet vetë Iliri. Edhe nëse është ashtu sikurse thoni ju duke cituar Markun, unë s'kam asnjë lloj xhelozie. Nuk i them askujt si ti nuk je komunist për faktin se nuk bën pjesë në partinë që përfaqësoj. Madje do më vinte mirë që Ilir Hoxha të ishte pjesë e një partie dhe të kandidonte për deputet, sepse kështu Ilir Hoxha do t'i shërbente më mirë lëvizjes komuniste.

I rikthehemi koalicionit, pse vjen ky koalicion me PS tani, duke qënë se herët e tjera nuk keni arritur aleancën me të?

Herën tjetër nuk na ka pranuar PS në koalicion, siç ishte rasti i zgjedhjeve për pushtetin vendor të 8 majit të 2011. Ne e kërkuam koalicionin dhe na refuzuan, ndërsa dikë tjetër e pranuan. Pse e pranojmë sot ftesën e PS për koalicion? PPSH është parti komuniste, por për interesat e vendit e të popullit të vet bën koalicion dhe me partitë e majta borgjeze, siç është rasti i PS, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti. Sepse PS është partia kryesore e së majtës dhe se po të fitojë ajo zgjedhjet, diçka mund të bëhet më mirë për masat e popullit. Por kjo nuk do të thotë se ne jemi dakord me programin e PS, pasi dhe PS parti borgjeze është. Madje është për t'u çuditur që njerëzit e kanë përqëndruar vëmendjen tek fakti: ose kundër Sali Berishës ose kundër Edi Ramës, ose pro Sali Berishës ose pro Edi Ramës. PPSH ka tjetër mendim. E shikon çështjen jo në dy emra, d.m.th po u hoq Saliu fiton populli e po nuk fitoi Rama humbi populli. Nuk është kështu.

Si e vlerëson PPSH atëherë...?

Partia e Punës së Shqipërisë ndryshimin e sheh tek qeverisja e keqe, tek sistemi borgjez. Pra ne jemi për të ndryshuar sistemin ekonomik dhe shoqëror. Atëherë populli fiton. Fakti që ne bëjmë pjesë në një koalicion me një parti si PS, tregon se bëhet për btë bashkuar votën me atë forcë politike që mendohet se mund të bëjë diçka më shumë për vendin dhe popullin shqiptar. Eshtë si të thuash "nuk ke pulën, do të hash sorrën".

Një pyetje të fundit, si i konsideroni koalicionet aktuale...?

Koalicionet e përfolura deri më tani janë një rrëmujë e tërë, një përzierje e të majtëve me të djathtët, e me komunistët brenda, të të djathtëve me të majtët e me bashkëpuntorët e fashizmit brenda. Prej të cilëve, sipas mendimit tim, do të prodhohet një pushtet amalgam e i dyshimtë, që s'mendoj se do çojë Shqipërinë përpara.


(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete

Olimpiada e Parisit/ Zyrtarizohet ekipi i refugjatëve, delegacion me 36 sportistë nga 11 shtete