'Xhafaj'/ Akuzat e PD për Kodin e Procedurës Penale, Ferhati e PS: Lajthitje! Opozita s'e kundërshtoi ekstradimin

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati e ftuar në emisionin '45 Minuta' të drejtuar nga Denis Minga iu përgjigj akuzave të PD se Fatmir Xhafaj në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ligjeve ka ndërhyrë duke ndryshuar nene të Kodit të Procedurës Penale për t’i siguruar lirinë e përjetshme vëllait. Por, deputetja e PS thotë se kjo është një lajthitje e PD, pasi drafti integral i kaluar në komision është i njëjtë më atë që është votuar në Kuvend.

Sipas deputetes së PS kjo është e verifikueshme, pasi mjafton që të shikohen procesverbalet. Ferhati theksoi se madje në procesverbalin e mbledhjes së komisionit të Ligjeve nuk ka pasur asnjë rezervë për nenin e ekstradimit që po bëhet kaq shumë zhurmë. Deputetja e PS tha se është e vërtetë që ka ndryshuar Kodi i Procedurës Penale në lidhje me ekstradimin, por gjithçka është bërë sipas Konventës Europiane.

Kjo është një lajthitje. Neni 491 në tekstin integral ka të njëjtën përmbajtje të Komisionit të Ligjeve që i kaloi Kuvendit. Është një lajthitje juristësh të thuash ka falsifikim. Kam pasur respekt për kolegët, por me atë që kanë bërë sot nuk u shkon, mund të kenë bërë vetë ndryshime të tilla për paragrafë, por nga 2013 e këtej....Kur të flasin për Xhafën të bëjnë kujdes, pasi është njeri i ligjit, ka qenë i drejtë në karrierën e tij dhe të flasin dy juristë me akuza të tilla është lajthitje.

Te versioni i pr/ligjit integral neni 491 ka pasur të njëjtën përmbajtje, pse është shtuar? Është shtuar sepse kemi aderuar në një konventë ndërkombëtare për ekstradimet, e cila lejon të kryhen ekstradime edhe kur personat gjykohen në mungesë me kusht që t'u jepet e drejta për një shkallë ankimi,  garancitë e një procesi të rregullt t'i zbatohen sipas akteve ndërkombëtare. Duke qene se du te duhet t'i perafrojme ligjet me konventat nderkombetare e kemi futur. Kjo është futur në nenin 491 për të pasur garancitë minimale për një proces të rregullt ligjor. Është futur për të garantuar cështjen e personave të dënuar në mungesë, kjo nuk i shërben një njeriu, por mbron liritë në procesin penal. Ndërkombëtarët kanë pasur rezerva? Nuk vura re të ketë pasur refuzim. Edhe PD nuk ka pasur rezerva. Në procesverbalin e  komisionit nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga PD. Janë këngë të vjetra kur opozitës i mbaron një kauz, por është e vjetër.

Deputetja e PS, Klotilda Ferhati

Akuza e PD për nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale

Pa transparencë dhe në konflikt të pastër interesi, Fatmir Xhafaj propozoi dhe miratoi një ndryshim në Kodin e Procedurës Penale, që i siguron paprekshmërinë vëllait të tij Agron Xhafaj. Konkretisht, në nenin 491 të Kodit të Procedurës Penale, befas dhe pa asnjë diskutim, shtohet pika “f”, duke parashikuar që nuk mund të jepet ekstradimi kur personi i kërkuar është dënuar në mungesë, me përjashtim të rastit kur shteti kërkues jep garanci për rishikimin e vendimit

Akuza e opozitës

PD e ka rikthyer disa herë këtë cështje në vitet e fundit, madje edhe sot në Kuvend duke akuzuar ministrin e Brendshëm aktual Xhafaj, i cili deklaroi dje se kjo është një cështje e para 15 viteve të vëllait të tij, Agron Xhafaj që nuk e implikon aspak qeverinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 10/05/2018 18:27

    Opordhita kurdis oren me ate te Luliaqit dhe mer shenje me snajper si terroristi Berishe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë