Gjermania mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë. Lajmin e mirë e jep ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga Berlini ku po zhvillon një vizitë zyrtare. Xhafaj është pritur nga ministri Federal i Brendshëm Horst Seehofer. Pas takimit ai shkruan në Twitter se ka marrë mbështetjen e Gjermanisë për dritën jeshile për hapjen e negociatave.
Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me Ministrin e Brendshëm Federal, z.Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave. Seehofer në gjurmët e paraardhësit të tij F.J.Strauss. Mirënjohje pafund Gjermanisë mike!
Bashkë me drejtues të lartë të PSH në vizitë zyrtare në Gjermani. Mirënjohje dhe falënderim për mbështetjen e plotë dhe të dpd që partnerët gjermanë i japin Policisë në luftën kundër krimit. Rikonfirmim i dyanshëm i angazhimit për thellim të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen
Fatmir Xhafaj
Referuar njoftimit nga Ministria e Brendshme shqiptare për takimin, Seehofer në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Federal, por edhe si President i Partisë CSU, deklaroi se i ka dhënë dritën jeshile kancelares që të hapen negociatat me Shqipërinë.
I ka dhënë dritën jeshile Kancelares Federale dhe Ministrisë së Jashtme për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë
Për Xhafajn, ky është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërinë.
Sot, me progresin e gjithanshëm, është momenti i duhur që Gjermania të jetë në pararojë të shteteve që mbështesin Shqipërine në rrugëtimin e saj për t´ju bashkuar familjes evropiane
Ministri Xhafaj
Gjatë takimit, të dy ministrat diskutuan mbi çështjet aktuale si: migracioni i paligjshëm, çështjet e menaxhimit dhe kontrollit të kufirit, si dhe atë të azil kërkuesve shqiptarë në Evropë, ku shumë shqiptarë në 2015 u drejtuan në Gjermani.
Në vijim të bisedës, Xhafaj u ndal te problematikat që lidhen me luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit. Ndërsa Seehofer shprehu, veç të tjerash, interes në lidhje me reformën në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut në Polici, duke përgëzuar sipas njoftimit, për hapat që po hidhen në këtë drejtim, gjë që do të çojë në konsolidimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.
Ministri Xhafaj i prezantoi homologut të tij, një plan me 10 pika, i cili parashikon fushat e bashkëpunimit në nivel institucional dhe operacional, ndërsa u shpreh se "tashmë ekziston besimi i duhur, ndaj i kërkojmë Gjermanisë të monitorojë dhe të mbështesë realizimin e objektivave dhe prioriteteve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit”. Por vota kundër e Holandës ka ulur entuziazmin e Shqipërisë.
O roni si MENDON ti ky thinjoshi e ka pyetur homologun thinjosh per te vellane si trfikant droge
PërgjigjuKy thinjoshi ka nje rol shume te rendesishem ne pergjigjet pozitive te Europes me reformen qe bere.
PërgjigjuReforma ne drejtesi dhe operacioni forca e ligjit mbi te gjitha do te jen celsi i cili do te hapi negociatat.
PërgjigjuMerkeli dhe zyrtaret gjerman kane kohe qe jane pro hapjes se negociatave thjesht nuk e kuptoj se si i deformojn fjalet kta opozitaret
Përgjigju