Xhafaj në Londër takon zyrtarë të lartë, merr përgëzime për arritjet, Wallance: Rezultate mbreslënëse
Ministri Xhafaj, ka zhvilluar takime me Ministrin për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik, Ministrin e Shtetit për Policinë e Drejtësinë Kriminale dhe Sekretarin e Shtetit për Çështjet e Brendshme të Britanisë së Madhe
Ministri Xhafaj takon zyrtarë të lartë në Londër
Londër-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë qëndrimit në Londër, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Brendshëm në Samitin e Ballkanit Perëndimor, u takua me Ministrin për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallance, Ministrin e Shtetit për Policinë dhe Drejtësinë Kriminale Nick Hurd dhe Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid.
Ministri Xhafaj njohu ministrat me prioritetet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, si dhe me progresin e bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, rezultatet në luftën me zero tolerancë ndaj kultivimit të kanabisit dhe projektin e Policimit në Komunitet, projekt ky i cili ka edhe mbështetjen me ekspertizë të Qeverisë britanike.
Duke u ndalur te operacioni “Forca e Ligjit”, Ministri Xhafaj informoi bashkëbiseduesit lidhur me bashkëpunimin shumë të mirë që është ndërtuar aktualisht ndërmjet policive të dy vendeve, e konkretizuar kjo në një shkëmbim intensiv informacioni, si dhe në hetime të përbashkëta. Z.Xhafaj gjatë bisedës me homologët e tij britanik kërkoi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe aseteve kriminale.
Wallance përgëzoi Ministrin Xhafaj për rezultatet mbresëlënëse dhe u shpreh i gatshëm për të zgjeruar e konkretizuar më tej bashkëpunimin me Policinë shqiptare, kryerjen e analizave të përbashkëta për grupet kriminale që ushtrojnë veprimtari në të dy vendet, intesifikimin e hetimeve me skuadra të përbashkëta policore, si dhe rritjen e asistencës ndaj Policisë Kriminale dhe posaçërisht ndaj Task Forcës Speciale. Të dy palët ranë dakort të intensifikojnë më tej kontaktet për të dakordësuar një axhendë bashkëpunimi në nivel institucional dhe operacional.
Ministri i Brendshëm zhvilloi, gjithashtu, një takim me Sekretarin e Shtetit britanik për Çështjet e Brendshme, Sajid Javid. Ky i fundit vlerësoi si tepër të frytshëm bashkëpunimin me Policinë shqiptare dhe u shpreh i gatshëm për ta thelluar më tej atë. Ai veçoi bashkëpunimin për çështjet e sigurisë me Shqipërinë, duke theksuar se ky është një element kyç për ndërtimin e shoqërive më të sigurta. Javid iu përgjigj pozitivish ftesës së Ministrit Xhafaj për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.9%
-
Të gabuar
13.9%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6075
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqipëria është bekim, të huajt mahniten' Rama: Sigurinë këtu s'e ke në Londër, Berlin as Paris! Jeta në Europë s'është ajo me fotoshop në telefon
14 Dhjetor, 09:24
-
Antikorrupsioni/ Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën sikurse dhe me Reformën në Drejtësi!
11 Dhjetor, 16:46
-
Ndezi Londrën me nokaut, Bermeta arrin numra historik në boks: Në 2025 do të jem mes 10 më të mirëve në botë
11 Dhjetor, 15:23
-
Gazment Bardhi në Parlamentin Britanik: Në fillim të vitit të ardhshëm një delegacion i Partisë Konservatore Britanike do të vizitojë PD
9 Dhjetor, 20:29
-
Vrau bashkatdhetarin e tij në Londër, e qëlloi 13 herë me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 22-vjeçari shqiptar
7 Dhjetor, 19:13
-
Ankth për sulmuesin e West Ham, Michail Antonio përfshihet në aksident të frikshëm: Lutuni për të
7 Dhjetor, 18:24
-
U dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë, Salianji bën rekurs në Gjykatën e Lartë
4 Dhjetor, 16:31
-
Kuvendi i jep 350 mijë euro Xhafajt për Komisionin Antikorrupsion! Do të punësojë 91 ekspertë me pagesë deri në 8 mijë euro (EMRAT+ DOKUMENTI)
4 Dhjetor, 14:03
-
28 Nëntori/ Policia nuk lejon shqiptarët të festojnë në Londër! Në Athinë festa me flamuj e muzikë në rrugë! Vishet kuqezi edhe 'Duomo' e Milanos (VIDEO)
29 Nëntor, 11:19
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor, 15:40
-
Berisha nga ballkoni përdor vdekjen e 14-vjeçarit: Nesër nderojmë Martin Canin, të martën protestë në Tiranë! Rama dhunoi emigrantët në Londër
24 Nëntor, 20:29
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
Realisht Forca e Ligjit dhe lufta kundra kanabisit na kane rradhitur nder vendet qe kane punuar me shume kto kohe. Bota nuk na shikon me si vend kriminaliteti dhe parajse kanabisi por na krahason me vendet e rajonit dhe jemi shume here me lart se vendet e Ballkanit
PërgjigjuShqiperia e vogel me ballin lart ne arenen nderkombetare. Kur punon ke se cfare tregon dhe te huajt te shikojn me sy tjeter nuk te shikojn si vend kultivimi kanabisi por si vend i reformave
PërgjigjuRama per mendimin tim duhet te gjej sa me shume "Xhafaj" per qeverine e tij dhe sa me pak "Ahmetaj"
Përgjigju