Xhafaj për Report Tv: Opozita premton se do jap para, ku do i gjejë? Sa herë vlerësohet reforma në drejtësi, sulmohet nga Meta

Zëvendësministri i Infrastrukturës Etjen Xhafaj tha se e shikon të pashpresë opozitën dhe fitoren e saj në zgjedhjet e 25 prillit. Duke krahasuar programet që ofrojnë për shqiptarët mes PS dhe PD, Xhafaj tha se është si të zgjedhjesh mes reales dhe ëndrrës. Në një intervistë për "Studio Live" në Report Tv, Xhafaj tha se i gjithë programi i PD kanë thelb të saj vetëm të japi para, ky është premtimi që u bën shqiptarëve, por nuk thotë se ku do i gjëje këtë para. Sipas Xhafajt ky është një program jo realist, shumë ndryshe nga ai i PS ku në fokus të saj ka menaxhimin e pandemisë, rindërtimin nga tërmeti, vijimin e reformave të nisura etj.

"Programi i tyre elektoral flet vetëm për dhënie parash po nuk flet për burime se nga do dalin gjithë këto të ardhura. Pra ky program nuk është reale dhe këtu nuk kemi problem strategjia, por qasje të dyanshme, të asaj që mendoje se do të ndajnë pushtetin dhe jo barrë ne përgjegjësi. PD ka si bazë të fushatë  të japi para dhe nuk ka burim se nga vijën ata, kurse baza e fushatë se PS është menaxhimi i  pandemisë, rindërtimit të tërmetit etj. Pra po duket qartë se nuk kemi një ofertë  nuk kemi një frymë të re dhe vetë opozita po e pranon se kush do të fitojë", tha Xhafaj.

Xhafaj foli edhe për sulmet që Presidenti Meta dhe opozita i bëjnë reformës në drejtësi duke thënë se kjo është frika e tyre më e madhe. Madje sipas Xhafajt edhe largimi i opozitës nga Kuvendi lidhet me reformën në drejtësi. Kjo vihet re tha Xhafaj në veprimet e tyre, ku sapo kjo reformë lavdërohet nga DASH dhe BE, aq më shumë sulmon Meta dhe opozita.

"Ditët e fundit kemi pasur vlerësim për reformën në drejtësi dhe për të gjithë punën dhe progresin e  bërë nga qeveria dhe përmbushja e kushteve për mbajtjen e konferencë së parë ndërqeveritare. Por nga vlerësimet aq më shumë shtohet zhurma e opozitës dhe tani duket se është kanosja më e madhe e reformën në drejtësi. Unë ngre një pyetje: Mos është reforma në drejtësi që i nxori nga Kuvendi? Sapo kemi një vlerësim nga DASH kemi një sulm nga Presidenca, nëse kemi vlerësim nga BE, kemi një sulm nga opozita", tha Xhafaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë