Xhafaj theksoi se 2 antërë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët kanë votuar pro rrëzimit të kërkesës së Presidentit, për zgjidhjen e konfliktit të kompetencës ndërmjet institucionit të tij dhe Kuvendit, e kane bërë këtë në konflikt të hapur interesi sepse në këtë mënyrë i kanë dhënë vetes të drejtën të vazhdojnë mandatin e tyre tej limiteve.
"Vendimi në fjalë i kësaj gjykate që, në respekt të standardeve të vendosura nga ajo vetë ndër vite, sot mund të konsiderohet pa frikë “gjykatë e paligjshme”, është pjesë dhe zgjatim i qëndrimeve antikushtetuese të mbajtura nga kryetarja e Kuvendit për mosshqyrtimin e dekreteve presidenciale dhe kthimin e paprecedentë administrativisht të tyre me një synim të vetëm: mbajtjen e tre vendeve bosh për ti dekretuar me Presidentin e ri produkt të maxhorancës, me qëllim ruajtjen e kontrollit politik të qeverisë mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, institucionit që Kushtetuta i ka dhënë rolin e garantit për ruajtjen e Kushtetutës."-theksoi ne deklaraten e tij, Xhafa
Sekretari per ceshtjet ligjore ne PS u ndal gjithashtu në një vendim të fundit të Gjykatës Kushtetuese duke deklaruar se përmes këtij vendimi i hiqet opozitës e drejta për të ankimuar.
Më tej ai bëri të ditur se PS do të ndërmarë inisiativa politike dhe parlamentare për të ruajtur shtetin e së drejtës në vend .
(jd/shqiptarja.com)











