Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, është rikthyer si anëtar në komisionin parlamentar të Ligjeve pas lënies së detyrës së tij, komision të cilin e ka kryesur për vite me radhë deri përpara se të merrte detyrën e ministrit.
Këtë komision Fatmir Xhafaj e ka drejtuar deri në mars të vitit 2017, kur u emërua në këtë detyrë në vend të Saimir Tahirit. Pas rreth 18 muajsh, Fatmir Xhafaj rikthehet në komisionin e tij natyral, siç e quajti Ulsi Manja, i cili është edhe kreu i këtij komisioni.
Kreu aktual i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e priti Xhafajn me fjalët përshëndetëse:
“Mirëseerdhët në komisionin tuaj natyral. Kontributi juaj është i çmuar për të çuar së bashku përpara punën e përbashkët”
Ulsi Manja, Kreu i Komisionit të Ligjeve