Granit Xhaka duket se është akoma në qendër të shumë klubeve elitare në Evropë pavarësisht faktit që nuk po kalon një formë shumë të mirë në ekipin gjerman të Munshengldbahut.

Kosovari që luan me ekipin kombëtar të Zvicrës u transferua në Gladbach nga Baseli gjatë verës së këtij viti për 8,5 milionë euro. Ai u konsiderua zëvendësuesi ideal i Marco Reusit të larguar, por deri tani nuk e ka justifikuar shumën e shpenzuar për të. Për 20 vjeçarin interesim kanë shfaqur Lazio, Arsenali dhe Milani, ekipet janë vënë në garë për të pasur shërbimet e Xhakës.

Më i avantazhuar nga ekipet është Lazio, pasi aty luan edhe kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana. Megjithatë një lëvizje të tillë duket se e ka penguar trajneri i Zvicrës Otmar Hicfeld, i cili ka këshilluar Xhakën që të mos lëvizë nga Gjermani.

“Xhaka duhet të qëndrojë në kampionatin gjerman, në mënyrë që të mësohet me ritmin e lartë duke marrë një përvojë të vlefshme. Ai duhet të punojë shumë për të fituar vendin e titullarit në formacion. Nuk më duket e arsyeshme që të largohet në kampionatin italian” shprehet Hiclefd.

(d.b/shqiptarja.com)