Xhaketa e Michael Jackson del në ankand, ja se sa mijëra dollarë vlersohet

Xhaketa e Michael Jackson del në ankand, ja se sa mijëra dollarë vlersohet

Michael Jackson

Xhaketa e zezë lëkure e veshur nga Mbreti i ndjerë i Pop muzikës, Michael Jackson, të cilin e kishte veshur në turneun e parë solo “Bed”, do të dal në një ankand që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Nga vlerësimet e para, xhaketa mund të arrijë çmimin deri në 100 mijë dollarë.

Këngëtari i ndjerë këtë xhaketë, që në shpinë gjendet nënshkrimi i tij i përhershëm, e kishte veshur nëpër koncerte të ndryshme përgjatë viteve 1987 deri 1989.

Gjithashtu theksojmë se xhaketa e fundit kuqezi që e kishte veshur në videoklipin “Thriller” ishte shitur në një ankand për 1.8 milion dollarë në vitin 2011.

Përveç xhaketës në ankand, i cili do të mbahet më 10 nëntor në Hard Rock Cafe në Times Square të New Yorkut, do të shfaqen kitarat elektrike, ku kanë luajtur Bob Dylan, Paul McCartney, Eric Clapton, dhe anëtarët e U2 grupit, Bono dhe Edge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja