Xhama banesash të thyera dhe mure të vjetra përtokë, pasojat e tërmetit 5.5 ballë në Greqi! Banorët e trembur kaluan natën në makinë (VIDEO)

GREQI- Banorët e Florinas dhe zonave përreth ku tërmeti 5.5 ballë kishte epiqendrën, kanë zgjedhur të flenë në makinat e tyre gjatë natës së djeshme pas lëkundjeve të forta që u ndjen edhe në Shqipëri.

Muret e ndërtesave të vjetra ranë, xhama e disa shtëpive u thyen dhe mobiliet e banesave lëvizën nga vendi, këto ishin disa prej dëmeve materiale që shkaktoi tërmeti, ndërsa nuk është raportuar asnjë person i lënduar.

“Në fillim ndjeva të dridhej biblioteka, ndërsa librat filluan të binin njeri pas tjetrit. Sa e kuptuam që ishte tërmet, kemi dalë menjëherë jashtë”, tha njeri prej banorëve të Floridas për mediat greke.

Sizmologët grekë, thanë se lëkundjet e tërmetit do të ndihen edhe për disa javë në vazhdim, por nuk do të jenë shqetësuese.

 

 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë