TIRANE - “Xhamadani vija vija” kënga e kthyer hit dhe e kënduar nga të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është censuruar nga Ansambli i Ushtrisë Shqiptare në koncertin që u organizua me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Forcave të Armatosura.

Në koncertin e zhvilluar në fund të dhjetorit në Pallatin e Kongreseve kori i Ansamblit të Ushtrisë këndoi dhe këngën e kompozuar nga Zef Çoba me tekst të Alfred Çapalikut. Gjatë këndimit të refrenit në vend të frazës “Xhamadani vija- vija, sa e madhe është Shqipëria” teksti ndryshohet dhe përsëritet fraza “Xhamadani vija- vija, është Kosova është Shqipëria”.

E gjitha zbulohet në videon që vetë ministria e Mbrotjes publikoi në youtube më 28 dhjetor 2012, ndërsa një muaj më parë një fakt i tillë kaloi pa u vënë re.

KENGA E CENSURUAR




Koncerti artistik me titull "Një shekull këngë dhe marshe patriotike" u organizua nga ministria e Mbrojtjes, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami. Të pranishëm në këtë veprimtari të bukur artistike ishin ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, ministri i Kulturës, z. Aldo Bumçi, deputetë, gjeneralë, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, ushtarakë dhe punonjës të FA, përfaqësues të komuniteteve fetare, si dhe qytetarë të kryeqytetit.

KENGA ORIGJINALE