Bledi Mane: Xhamadani vija-vija/ Mysybet Kosova, kënetë Shqipëria!

Bledi Mane: Xhamadani vija-vija/ Mysybet Kosova, kënetë Shqipëria!

1./ Ata na sjellin lëng boronice, ne u çojmë mandarinat e Lukovës. Suxhukun e Prizrenit importon Kosova, Shqipëria eksporton trangullin e Divjakës. Getoarin kemi marrë kollovar brenda, Marinën dhe Luanën ua kemi çuar nuse atje. Këtu në Tiranë japin mendje Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala, në Prishtinë sapo eksportuam Adi Krastën...

E pavarësisht taksës në Rrugën e Kombit, vëllimi i eksport-importeve mes dy vendeve shqipfolëse nuk po njeh tkurrje. Veç patateve, drogërave, armëve, kurvëllikut, tallavasë tashmë po lëvrojmë edhe një tregëti tepër fitimprurëse.

2./ Presidenti kosovar Hashim Thaçi ka zgjedhur të godasë ish ortakun e tij Sali Berisha. Ky i fundit ujk i vjetër pavarësisht dhëmbëve të krimbur, mundohet ta kafshojë gjahun e rradhës me ngjarje makabre të vjetra ku nuk evitohet dot as gjaku, as vrasjet, as mortja.

Armën e gjahut e ka rrëmbyer edhe Edi Rama dhe në relievin e thepisur arnaut po kërkon të gjejë e ta qëllojë sivëllaun e tij Haradinaj. Rramushi vdes për betejën trup me trup por nuk po gjen dot mënyrën si ti kundërvihet diplomatikisht. Sikur të mos na mjaftojnë këto beteja halabake të analeve politike kosovare-shqiptare, mbrëmjet duhet ti ngrysim edhe me sherret ordinere nëpër ekranet e televizorëve të derivateve të tyre: Batonit me Mesilën, Beratit me Alfredin, Noizyt me Ledri Vulën, Fifit me Joni Peçin.

Kur të zgjohemi në mëngjes, na duhet të mos pimë gotën e qumshtit por duhet ta dimë nëse liderit tanë anë e mbanë kufirit janë zgjuar të prishur me Erdoganin, të neutralizuar me Trampin apo të dashuruar me Merkelin?
Nga dje, sot dhe në vazhdim Shqipëria dhe Kosova po zihen të dyja për Schengen-in Ballkanik porsi dy plaka që i rikujtojnë njëra-tjetrës historitë e rinisë së tyre se cila e humbi virgjërinë më vonë se tjetra dhe a mori për burrë çvirgjëruesin e parë.

Ky hendek kulturor, ky tribalizëm, ky primitivitet, e njëjta mënyrë si të luftosh kundërshtarin, e njëjta mënyrë si të mbash pushtetin, i njëjti protagonizëm i rrezikshëm edhe në Tiranë edhe në Prishtinë më gërreyn brenda vetes e porsi miliona bashkombas të tjerë bërtas edhe unë:

-Imagjinoni dot sikur të bashkohej Shqipëria me Kosovën e të na udhëhiqnin të njëjtët mysybetër?
Është ende shpejt të bashkohemi, ende shpejt të shkojmë në Bruksel si një komb i vetëm.
Në Prishtinë Albin Kurti nuk vendos dot bythën në provë për të qeverisur, në Tiranë Lulzim Basha nuk po gjen dot bythën që ta verë në provë.
Këtu në Tiranë, ne do vazhdojmë të hamë suxhukun tuaj, ju atje në Prishtinë mos ndaloni së ngrëni trangullin tonë.

Dhe Serbia rri e vështron e kënaqur!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 25/12/2019 11:24

    Sh i goditur. Po kte qe ka bo rama te shash kosoven ne sy te serbve vec ky e ka bo.sh njeri i keq

    Përgjigju
  • zzz: 23/12/2019 10:54

    bashkejetesa midis shqiperise dhe kosoves zgjidhet vetem duke bere nje hibritizim duke bashkuar nje gjysem trangulli divjake me gjysem suxhuku kosovar

    Përgjigju
  • O tej: 22/12/2019 23:32

    Je i madh Bledo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro