Xhamia e Plumbit në Shkodër, një nga
monumentet kulturore që po humb identitetin e saj
TIKA ka përfshirë në projektet saj rikonstruksionin e disa xhamive në Shqipëri, përfshirë edhe Xhaminë e Plumbit në Shkodër.
SHKODËR – Gjatë regjimit komunist objektet e kultit që i rezistuan rrënimit nga autoritetet e kohës ishin të pakta, e ndër ta ishte edhe Xhamia e Plumbit në Shkodër. Kjo xhami është një monument kulture i kategorisë së parë, që nënkupton se me këtë status ky objekt ruhet nga shteti dhe sipas ligjeve shqiptare duhet të tregohet një kujdes ndaj saj. Ajo njihet ndryshe edhe si xhamia Mehmet Pashë Bushatit, pasi u ndërtua nga ky i fundit në vitet 1773-1774, i cili në histori njihet si themeluesi i familjes së njohur të Bushatllinjve të Shkodrës.
Anadolu Agency ka realizuar një vëzhgim për të shikuar gjendjen që ndodhet sot ky objekt kulti me një histori kaq të spikatur. Por sot ajo nuk nodhet në një gjendje që do të dëshironin jo vetëm besimtarët muslimanë, por edhe të gjithë qytetarët dhe ata njerëz që kujdesen për monumentet e kulturës.
Në vitet e fundit ambienti përreth xhamisë mbushet me ujë për shkak të reshjeve të shiut që janë të shpeshta në stinën e dimrit në Shkodër. Për pasojë kjo situatë krijon edhe probleme për besimtarët, por edhe për vizitorët që kanë interes për ta shikuar nga afër këtë xhami me statusin monument kulture. Për të vajtur deri në ambientet e brendshme të saj përdoret një urë e improvizuar.
Ndërkohë Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka përfshirë në projektet saj rikonstruksionin e disa xhamive në Shqipëri, përfshirë edhe Xhaminë e Plumbit në Shkodër, ku pritet që ajo të rikthehet në identitetin dhe misionin e saj. Kjo është pohuar për Anadalu Agency nga koordinatori i TIKA-s në Shqipëri, Prof.Dr Birol Çetin.
Xhamia e Plumbit në Shkodër përveç arkitekturës të stilit osman, ka edhe vlera të tjera historike, pasi ajo shërbeu në fillimet tranzicionit shqiptar si një ndër xhamitë e para ku besimtarët muslimanë filluan ritet fetare të ndaluara për disa dekada nga regjimi komunist. Pas shumë përpjekjesh dhe përgatitjesh më 16 nëntor 1990, që përkonte edhe me ditën e xhuma, u krye falja nga besimtarët muslimanë dhe sipas dëshmive të banorëve të zonës këtë falje e drejtoi Hafiz Sabri Koçi.
Xhamia e Plumbit është e vendosur në pjesën e jashtme të ish- pazarit të Shkodrës, ku ka pranë edhe kalanë e Rozafës por edhe rrjedhat e lumenjve Kir e Drin. Specialistët pohojnë se për nga forma, ndërtimit është mbështetur në arkitekturën e xhamive të sulltanëve të Stambollit dhe është e vetmja në Shqipëri që ka disa specifika si oborrin me kolona të gjera para hyrjes në sallën e faljes.
Redaksia Online
(do.k/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37
-
Arrestimi i serbëve të dyshuar për krime lufte në Kosovë, reagon Vuçiç: Provokim i qëllimshëm, do njoftoj BE-në
3 Gusht, 22:31
-
Paris 2024/ ‘Mbreti’ i ri i notit, Leon Marchand bën të harrohet Michael Phelps
3 Gusht, 22:29
-
Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin
3 Gusht, 22:08
-
Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian
3 Gusht, 22:00
-
VIDEO/ Skena komike në 'Paris 2024', çiklisti gjerman ndalon garën dhe futet në 'Pub' për të kryer nevojat personale
3 Gusht, 21:57
-
Trazira në Britaninë e Madhe, e djathta ekstreme sulmon Sunderlandin pas vrasjes së 3 vajzave! Starmer: Ekstremistët dhe huliganët do i mposhtim (Video)
3 Gusht, 21:45
-
Real Madrid, NASA kërkon metodat 'Galaktike' të Pintus për t’u kthyer në Hënë
3 Gusht, 21:33
-
Lufta në Ukrainë/ Nëndetësja ruse fundoset në Detin e Zi, ushtria ukrainase: U godit me sukses
3 Gusht, 21:18