Fill pas zbulimit të lidhjes së tyre dhe pas intervistës së parë të dhënë nga vetë Rudina në emisionin, e Arjan Çanit ka reaguar në rrejtin social atë të facebook-ut, vetë djaloshi që u përfol mjaft nga mediat rozë duke ngjallur mjaft kureshtje për këdo për lidhjen e tij dy vjeçare me prezantuesen simpatike.
E megjithë këmbënguljen e gazetarëve për një intervistë, djaloshi kosovarë ka marrë vendimin të mos flasë për momentin, nuk ka mundur ti rezistojë tundimit në faqen e tij të rrjetit social, duke e ndarë me miqtë e tij këtë këtë përjetim.
Lidhur me dashurinë e Rudinës ai ka marrë mjaft urime, komplimenta dhe përgëzime e natyrisht nuk e ka fshehur gëzimin dhe kënaqësinë për një lidhje kaq të bukur dhe të veçantë që kanë krijuar.
Është munduar të falendeojë dhe të komentojë të gjithë miqtë e vërtetë dhe virtualë.
Por nuk ka munguar dhe vetë reagimi i Rudinës, ku ajo përveçse i bën një "like" (pra që e pëlqen atë që shkruan Xhavit) dhe qesh me të madhe në komentim të situatës.