TIRANE - Kreu i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu nën akuzë për shpërdorim detyre ka zgjedhur të braktisë senacën teksa gjykatësi Besnik Hoxha i dha fjalën prokurores Antoneta Sevdari për të dhënë konkluzionet.

Ishte avoakti mbrojtës i Mziut, Genci Gjokutaj ai i cili vendosi largimin nga seanca së bashku me klientin e tij dhe zyrtarin e Bashkisë Kamëz Atrli Hoti.

Shkak për këtë largim u bë vendimi i gjykatësit Besnik Hoxha për rrëzimin e kërkesave të Mziut dhe mbrojtësit e tij, se gjykata duhet të caktonte një ekspert fiskal për të parë nëse taksa, objekt gjykimi, ishte apo jo e zbatuar në paketën fiskale të miratuar në Bashkinë Kamëz.

Po ashtu Gjykata e Tiranës rrëzoi në këtë seancë dhe kërkesat e drejtorit ekonomik të Bashkisë Kamëz Bujar Loshi për të thirrur si dëshmitarë në këtë proces ish-drejtuesit e Bashkisë Kamëz dhe Prefektët Besnik Bare, Keltis Kruja e Sadi Vorpsi.

Ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në mungesë të Mziut në shkurt dhe për mbrojtien e tij gjykata caktoi avokat kryesisht.

Dy kallëzimet
Një vitë më parë njësia hetimore Task-Forcë pranë prokurorisë së Tiranës, i ka dhënë fund hetimit për Xhelal Mziun, juristin e bashkisë Atlis Hotin dhe drejtorin e tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi. Vendimi për marjen të pandehur të Drejtorit të Takasave, ka ardhur pas verifikimit të kallëzimit penal që kanë bërë ndaj dy kompanitë “Gjoka Konstruksion” dhe “Albavia Sh.p.k”, të cilat janë ngarkuar me taksa në mënyrë të padrejtë nga ana e bashkisë së Kamzës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)