Xhelali apo Luljeta?

Xhelali apo Luljeta?

Xhelal Mziu dhe Luljeta Bozo

Rikthimi i Sali Berishës në pushtet në vitin 2005, pas asaj që ndodhi me firmat Piramidale në vitin 1997 është një prej metamorfozave më të pabesueshme të politikës mbase jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Si një politikan me përvojë, Berisha kuptoi atëherë nevojën për të sjellë një frymë të re, përmes të cilës të arrinte të fitonte përballë Fatos Nanos. Mishërimi i kësaj fryme të re asokohe ishte KOP-i, një strukturë që mbushi PD me figura të reja, të rinj të talentuar dhe të shkolluar në shumë vende të botës.

Mes tyre edhe Lulzim Basha, që në atë kohë ishte vetëm një jurist i mirëarsimuar dhe me përvojë në organizatat civile jashtë vendit, që i bashkohej PD për të ofruar kontributin e tij në politikë. Pa ditur se çfarë do të bëhej më vonë me të, pa dyshim që në 2005-n Basha ishte një person që tërhiqte shumë më tepër pëlqim se “garda” e vjetër, me persona si Gazidede me shokë.

Ajo listë e mbushur me emra të rinj ishte një prej arsyeve kryesore të fitores së pabesueshme të vetë Sali Berishës, i cili arriti në ato zgjedhje të korrte një sukses te paparashikuar. Në vitin 2013, e njëjta gjë ndodhi me Partinë Socialiste, që pas tetë vitesh në opozitë solli edhe ajo një listë të fryrë me figura të reja, të rinj të talentuar dhe intelektualë, si kurrë më parë.

Sot, duhet të ishte e njëjta histori në radhët e Partisë Demokratike. Duhet…. Por nuk është! Lulzim Basha pretendon se do të sjellë ndryshimin, por këtë do ta bëjë me njerëz që nuk ndryshojnë prej më shumë se 20 vitesh. Kandidate qe pavarësisht gjithçkaje ishin, janë dhe do tw jenw afrofe deri sa te vdesin ne listat e PD.

Kështu, në listat e PD rikthehen emra si Xhelal Mziu, kryetari i një mijë e një skandaleve në Kamëz. Rikthehet i pavdekshmi Genc Pollo, një “kafshë” e çuditshme politike që për një arsye apo një tjetër prej 29 vitesh shërben si deputet dhe nuk ka pasur kurrë një profesion tjetër në jetë.

Rikthehet një “akademik”, me titull të blerë si Nard Ndoka. Edhe ai, nuk ka të bëjë asgjë me ndryshimin, por me atë grusht votash që PD ka nevojë si ujët e pakët në zonën e Vaut të Dejës. E pastaj me radhë, Edi Paloka, Flamur Noka, partnerët e përjetshëm të koalicioneve humbëse të PD, Mediu dhe oportunistët, LSI dhe PDIU që me qejf do të ishin bërë pjesë e koalicionit të PS, nëse Edi Rama do t’u kishte ofruar ndonjë thelë.

Kjo është pra lista për ndryshim e PD. Dhe këta njerëz, që humbën në 2013-n, në 2015-n, në 2017-n, në 2019-n, e që janë përfolur për afera, korrupsion, madje edhe vrasje, si pjesëmarrës në Gërdec e në 21 janar, tani fitojnë habitshëm një të drejtë morale për të hedhur baltë mbi figura si Luljeta Bozo apo Najada Çomo.

E para, zonja e nderuar gati 80-vjeçare, që u shndërrua në figurën më të ndjekur dhe të respektuar gjatë muajve të vështirë të tërmetit. E dyta, një mjeke që është vendosur në vijën e parë të luftës ndaj armikut të pabesë të Covid.

Nuk janë të vetmet. PS në këto lista përgatitet të mbushet përsëri me emra të rinj, intelektualë dhe persona me aftësi të spikatura. Duhet ta kishte bërë PD, por ishin socialistët ata që përpara zgjedhjeve ngritën dy mekanizma. i pari për vlerësimin e deputetëve aktualë. Më të mirët konfirmohen. Të tjerët i lënë vendin personave të rinj. Zakonisht, këtë e bën opozita, por jo.

Dhe e dyta. Ishte partia në pushtet ajo që shpalli një garë publike, përmes të cilës mbi 20 kandidatë që nuk janë marrë kurrë me politikë, mes tyre mësues, mjekë, fermerë, emigrantë, studentë, etj, pas një konkursi publik bëhen pjesë e listave të votimeve.

E gjithë kjo është e vështirë të shpjegohet. Jemi mësuar në Shqipëri që çdo 8 vjet ndërrohen qeveritë. Në 2005-n, alternativa që Berisha ofroi ishte një alternativë që u pëlqye më shumë dhe për këtë, një meritë të madhe kanë edhe personat e rinj që ai solli në politikë. E njëjta gjë edhe në 2013-n. Ndërsa në 2021-n, alternativa e vetme për fat të keq vjen vetëm nga PS. Ndryshimi, idetë e reja, përfaqësohen pikërisht nga persona si Luljeta dhe Najada, mes tyre edhe shumë të tjerë në listat e PS. Ndërsa në PD, ndryshimi janë Xhelali, Nardi, Fatmiri, Genci. Po të njëjtët. Një Zot e di se çfarë kanë bërë për të merituar kandidimin afrofe në çdo zgjedhje. Një Zot e di se përse duhet të dalin në pension me 35 vjet në Parlament. Një Zot e di, se si mund të sjellin ata ndryshim!

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?