Xhensila e Big Brotherit tashmë Miss
'Fatjoni nuk kthehet te ish e dashura'

Xhensila e Big Brotherit tashmë Miss<br />'Fatjoni nuk kthehet te ish e dashura'
Vajza e cila për afro 100 ditë u bë personazhi më i njohur në “BB8”, sot na tregon për një tjetër rrugëtim të suksesshëm! Kjo është Xhensila Pere, e cila përfaqëson Shqipërinë në “Miss Exclusive of the World”. Bukuroshja nga Pogradeci në këtë rrëfim nuk ndalet vetëm tek gara, të cilën e konsideron si një tjetër trofe të sukseseve të saj, por edhe reagon në lidhje me disa foto të publikuar disa ditë më parë, ku Fatjoni shfaqet me një tjetër femër. “Prej disa ditësh jam në Turqi si përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Exclusive of the World”. Shpresa vdes e fundit! Kam punuar dhe po punoj shumë ndaj shpresoj në rezultate të larta”, tregon Xhensila. Veç sukseseve ajo na pohon se, lidhja po i ecën shumë mirë, madje thekson se shumë shpetj i pret Brazili.
 
 
Prej ditësh ndodheni në Turqi për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss the World”. Cilat janë pritshmëritë tuaja?
Po është e vërtetë! Prej disa ditësh jam në Turqi si përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss Exclusive of the World”. Shpresa vdes e fundit! Kam punuar dhe po punoj shumë ndaj shpresoj në rezultate të larta.
 
A ju frikëson ky konkurs?
Jo aspak. Nuk është hera e parë që marrë pjesë në të tillë konkurse. Kam nisur që në moshë të vogël me “Miss Shqipëria 2006”, vazhdoj në “Miss World 2014” dhe e treta e vërteta.
 
Mendoni se ky përfaqësim do t’iu sjell një trofe bukurie?
Shpresoj që puna dhe bukuria ime të vlerësohen dhe sigurisht që një trofe do më lumturonte pafund.
 
Cila është pika juaj më e fortë në këtë garë?
Eksperienca në të tilla kompeticione. Pjekuria në skenë, gjë që ndoshta vajzat që janë për herë të parë apo të vogla në moshë, nuk e kanë.
 
Tashmë veç konkurseve ë bukurisë dalloheni dhe si një prej banorëve më të përfolur të “BB8”...?
Të qenit pjesë e një reality shoë si “Big Brother” me një shikueshmëri tepër të lartë, bëhesh pjesë e çdo familje shqiptare dhe rrjedhimisht përfolesh. Një ndër arsyet, ka qenë pikërisht rrugëtimi im në atë format dhe lidhja me Fatjonin.
 
Prej ditësh është komentuar lidhja jote me Fatjonin, jeni bërë xheloze për rikthimin e atyre fotove?
Nëse rikthimi do të bëhej nga Fatjoni, po do të bëhesha tepër xheloze. Por, kur ky kthim bëhet nga njerëz të paskrupuj, absolutisht jo. Nuk do të lejoj në asnjë moment që e kaluara të bëhet pjesë e të tashmes time.
 
Keni frikë se një ditë Fatjoni mund tiu lë dhe të rikthehet tek dashuritë e vjetra?
Fatjoni që njoh unë, nuk kthehet kurrë mbrapa sepse çdo hap që bën përpara është i vendosur dhe i sigurt.
 
U përfol shumë dhe për propozimin për bashkëjetesë, në çfaza është lidhja juaj?
Jemi duke shijuar lidhjen pa praninë e kamerave dhe duke e njohur njëri-tjetrin jashtë atyre mureve. Kur të bëjmë hapa të rëndësishëm, duam të jemi të sigurt.
 
Ku do t’i kaloni ditët e nxehta të Gushtit?
Pasi të kthehem nga Turqia, ndër planet tona është Brazili.
 
 xhensila pere
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print 

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025