Xhensila Myrtezaj nuk e fsheh më
ja e vërteta e operacioneve plastike

Xhensila Myrtezaj nuk e fsheh më<br />ja e vërteta e operacioneve plastike
Xhensila Myrtezaj është ndër këngëtaret më të talentuara shqiptare, por gjithashtu ajo është shumë e bukur. Mes zhurmës mediatike që krijohet sa herë përmenden operacionet plastike bukuroshja e ëmbël nuk ka mundur të mbetet jashtë sulmeve se ajo mund të ketë bërë disa operacione të tilla. Ajo ka reaguar për të disatën herë duke u shprehur se nuk ka bërë asnjë operacion plastik dhe nëse do e bente nuk do ta kishte turp ta tregonte.
 
“Unë nuk kam bërë asnjë operacion plastik. Për gjërat që bëj, nuk kam asnjëherë turp t’i tregoj. Do t’i tregoja me dëshirën më të madhe dhe sinqeritetin më të madh. Gjithҫka që bëj, e bëj me vetëdijen time dhe nuk kam pse e fsheh, nuk më vjen turp nga gjërat që bëj'', është shprehur këngëtarja.
 
Ajo ka vazhduar më tej duke u shprehur në një intervistë se për momentin nuk e sheh të arsyeshme një ndërhyrje plastike, por në asnjë mënyrë nuk gjykon askënd që ndërhyn në pamjen e jashmte: “Tek vetja nuk e shikoj të arsyeshme këtë gjë. Të tjerët nuk i gjykoj, janë të lirë të bëjnë ҫ’të duan me paraqitjen e tyre, por tek vetja jan një ҫikë e rezervuar”, ka pwrfunduar Xhensila.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike