Xhensila pranon propozimin e
Fatjonit dy ditë para finales së BB8

Xhensila pranon propozimin e<br />Fatjonit dy ditë para finales së BB8
Vetëm 48 orë larg finales, banorët po luajn gurët e fundit për të fituar Çmimin e Madh! Fatjoni i ka propozuar Xhensilën duke i thënë; “Kam menduar që sa të dalin nga Big Brother do të takojë prindërit e tu dhe dua të jetojmë së bashku”.

Xhensila, fillimisht nuk e ka marrë shumë seriozisht kërkesën e Fatjonit duke menduar se atij i ishte ngarkuar nga Vëllai i Madh ndonjë mision. Por, Fatjoni e sqaroi Xhensilën duke i thënë që “kur vjen puna tek çështjet e zemrës ai nuk mund të luaj”. Ai i la kohë të mjaftueshme Xhensilës, për t’u menduar dhe tani ka ardhur momenti, që ai kërkon një përgjigje për vendimin që Xhensila ka marrë.

Xhensila kërkon ta dëgjoi dhe njëherë prej Fatjonit propozimin e tij dhe Fatjoni, ia përsërit duke i thënë: “a do doje ti Xhensila Pere të jetoje me mua? Xhensila i përgjigjet duke i thënë Fatjonit: “Po, dua të jetoj me ty”. Fatjoni i lumtur nga përgjigjja pozitive e Xhensilës e falenderon atë, duke e mbuluar me puthje.
Ndërkohë, këtë propozim e kanë diskutuar edhe banorët të cilët thonë se, marrëdhënia e tyre është vetëm për lojë. Ndërkaq, debatet mes Fatjonit, Eleonorës dhe Veselit i kanë dhënë më shumë material Eleonorës dhe Veselit.

Sipas tyre ky debat i stimuluar nga Fatjoni nxori në pah pikat e tij më të dobëta dhe lojën e tij të pistë. “Ai me gjithçka që ka thënë nuk nxori asgjë, vetëm lojën e tij të pistë. Unë po i bëj një analizë dhe fakti që ty të tha se lidhja e Fisnikut me Tean do ta nxirrte atë jashtë, i bie që marrëdhënia tij me Xhensilën është për të qëndruar më gjatë në lojë” analizon Eleonora.

Xhensila hynë në dhomën e gjumit dhe Eleonora e bën me dije: “Unë kam thënë për Xhensilën që e kam parë si një lojtare të fortë edhe nuk e imagjinoj dot që ajo ka krijuar lidhje vetëm për të ecur para, kur janë lidhur unë jam zhgënjyer.

Nëse ai e ka pas të nevojshme i bie që ai në një farë mënyre të përfitoje nga kjo dhe këtë ai e nxori vetë se një çift të çon në finale”. Ajo vazhdon më tej; Ai ka thënë që ne këtu mund për të kemi dhe krijojmë fleshe, pse publiku jashtë të mos mendojë që ai po bën lojë dhe po të përdor ty Xhensila, edhe unë mund ta vë në dyshim lidhjen e tij, nuk ka këtu se janë 100 milion lekë në lojë.

Unë vë në dyshim ndjenjën e tij dhe mbi të gjitha lëvizjen e tij sot”. Eleonora analizon në detaje lojën e Fatjonit dhe ajo që e bind në vërtetësinë e logjikës së saj, është propozimi i Fatjonit vetëm tri ditë para finales së madhe. “Unë jam në rregull me Xhensilën pasi ajo ka thënë që unë kur të dal që këtu dhe mund të ndahem, por ai nuk po kuptohet se tjetër gjë tha dhe tjetër gjë thotë” thotë Eleonora.

Pas kësaj ajo kërkon të sqarohet me Fatjonin, por ai u kërkon që të dalin nga dhoma pasi do që të kalojë momente pasiononte me të dashurën e tij. Banorët dalin nga dhoma gjumit, ndërsa Veseli ironizon raportin që ata kanë.

bb8

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës