"Pavaresisht dorëheqjes në Këshillin Mbikqyrës, dhe arrestimin e Fullanit unë e shikoj si fillimin e zgjidhjes së problemit. Struktura e bankës është e rëndësishme të rifreskohet me personalitete e figura të reja. Teza e marrjes së një guvernatori të huaj nuk është e re, ka patur shembuj në shumë vende të botës. Kjo praktikë është zbatuar në ato raste kur vendi ka kaluar në kriza të rënda financiare, me qëllim rikthimin e besimit të sistemi bankar. Si përshembull Argjentina në vitin 200 kur pati një krizë të thellë financiare. Marrja e personaliteteve nga bota akademike globale apo financiarëve të njohur rikthen besimin. Ideja per nje guvernator të huaj me duket shumë e pranueshme, por që të jetë personalitet global dhe ti japë kredibilitet. Por ne rastetin konkret Shqiperia ka nevojë për besueshmëri në tregun e brëndshëm dhe jo atë global. Problemin ne e kemi me pjesën tonë të brëndëshme dhe jo me pjesën tjetër të botës. Por mund të jetë edhe shqiptar, por e mira është që të mos ketë qenë pjesë e politikës. Nëse do të respektohen këto kritere mua do të më dukej zgjidhje ideale", thote Xhepa.
Xhepa ndalet edhe te roli i opozitës, duke sqaruar se Partia Demokratike duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë për zgjidhjen e situatës së komplikuar. Për Xhepën, Partia Demokratike dhe zoti Basha, duhet të rikonsiderojnë qëndrimin dhe të behën pjesë e zgjidhjes së problemit.
"Procesi nuk duhet të jetë si ai i derimëtanishmi ku guvenrnatori ka ardhur si pasojë e kompromisit në së e politikës apo e konjukturave të caktuara. Është parë që kjo mënyrë nuk ka dhënë rezultat. Por duke parë situatën është shumë e rëndësishme që të jetë një frymë bipartizane në zgjedhjen e guvernatorit të ri. Nëse do ketë bashkëpunim mes 2 forcave të mëdha politike do rikthehej shumë shpejt besueshmëria të sistemi. Angazhimi i PD në këtë proces duhet të jetë konstruktiv dhe pozitiv. Opozita ka përgjegjësinë që të angazhohet për vendin, në cështje delikate dhe specifike. Dhe duke qenë që Banka e Shqipërisë nuk është institucion politik, nuk kemi të bëjmë me ndertimin e një indtitucioni politik. Opozita duhet të reflektojë dhe të bëhet pjesë e zgjidhjes konstruktive e positive , të këtij problemi shumë kritik për fatet e ekonomisë shqiptare", shprehet Xhepa.
Por eksperti i ekonomisë ndalet edhe te largimet e fundit në Këshillin Mbikëqyrës së Bankës, duke argumentuar se edhe në rastin e emrave të rinj, duhet të zbatohen kritere të forta profesionale, dhe me kryesorja mos të vijnë nga politika.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)