Ylli shqiptar i Bayern Munich dhe i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri krahas futbollit po vazhdon që të ketë sukses të madh edhe në fushën e marketingut.

Pas marrëveshjes së madhe me kompaninë e veshmbathjeve, “Nike”, Shaqiri tashmë është duke realizuar një reklamë edhe me markën më të njohur të pijeve freskuese, “Coca-Cola” të versionit zviceran.

Në faqen e tij në “Facebook”, Shaqiri ka shkruar; “Po shikoj përpara që të shënoj edhe më shumë gola me Coca-Cola Zvicra në 3 vitet e ardhshme. Ju mund të shihni disa pamje ekskluzive nga fushata ime e parë këtu”, përfundon Shaqiri.

xherdan shaqiri

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)