Rrugëtimi i Zvicrës në ‘’Euro 2016’’ përfundoi dje pas penalltisë së humbur të Granit Xhakës përballë portierit polak, megjithatë goli i Xherdan Shaqirit në minutën e 82 është cilësuar si një nga më të bukurit e këtij europiani. Talenti kosovar ka postuar sot një status falenderues në profilin e tij në facebook.

Shaqiri ka shprehur mirënjohjen për familjet, shokët  dhe fansat në Zvicër, Kosovë dhe kudo në botë. ‘’ Falënderoj familjet tona, shokët, tifozët e Zvicrës, të Kosovës dhe mbarë botës për këtë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë Euro 2016”, ka shkruar Shaqiri.

shaqiri

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com