Xhesika Ndoj: Deputeti i PD-së më
ofroi lidhje serioze, na lidhi një mike

Xhesika Ndoj: Deputeti i PD-së më<br />ofroi lidhje serioze, na lidhi një mike
TIRANË - Këngëtarja Xhesika Ndoj, e cila u bë lajmi më i bujshëm i mediave rozë këto tri javë, pas ofertës që i kishte bërë një deputet i PD-së për të pasur lidhje dashurie me të, ka thënë në një intervistë televizive se deputeti ka kërkuar në fakt, që të kishte një lidhje të gjatë me të. Xhesika Ndoj i tregon të gjitha detajet. Ajo edhe këtë herë nuk e mohon se një kërkesë e tillë i është bërë nga një deputet, i cili mësohet se ka qenë edhe i njohur për të.

Madje është miku i mikeshës së saj që ka hyrje e dalje familjare në shtëpinë e deputetit. Xhesika thotë se:
“-Pikësëpari kjo ka ndodhur para tre jave, një muaji më saktë se tani një javë kam që po bëhem lajm kryesor dhe ka ndodhur nëpërmjet një mikeshës sime. Ishin në një kafe, se mikesha ime ka hyrje-dalje familjare me deputetin në fjalë. Unë kam qenë duke pirë kafe me mikeshën time, kur ai i ka shprehur një dëshirë të vetën domethënë, po kjo kush është, modele punon me ty, andej-këtej. Mikesha ime i tha se nuk është modele, por është këngëtare, nëse e ke dëgjuar Xhesika Ndoj. Kërkesa e deputetit ka qenë për të pasur një lidhje të gjatë me të. Ai e kishte marrë vesh që jam beqare dhe kishte thënë “një gocë si puna e Xhesikës më mungon, pse jo?”. Dhe kështu ka nisur”, shprehet Xhesika. Madje më tej këngëtarja Xhesika Ndoj rrëfen edhe se çfarë i është ofruar konkretisht nga deputeti në fjalë, nëse ajo do të pranonte të ishte në krahët e tij.

“Për sa i përket shumës, nuk është se ka përmendur ndonjë shumë që të bëjë bum, vetëm më ka thënë se nëse do të jesh në lidhje me mua, do jetosh si një princeshë, si një gocë sheiku dhe s’do të mungojë asgjë nga A-ja në ZH. Por nuk ka lidhje fare shume këtu. Thjesht më tha se “nëse do ta vërtetoj, më jep numrin e llogarisë dhe gjithçka tjetër është e imja”
 
Është deputet i Bashës, PD-ist i zjarrtë
Xhesika nuk e tregoi emrin, por theksoi se është një deputet i zjarrtë i PD-së dhe përkrahës i Bashës. “Është një deputet i Lulëzim Bashës, i zjarrtë”.
Madje bukuroshja Ndoj tha se Partia Socialiste i ka ofruar para nëse ajo tregon emrin e deputetit. “Po është shumë e vërtetë, se mikja ime ka thënë se është përmendur që PS do të ofrojë lekë vetëm për të treguar emrin e deputetit, por ajo më tha “nëse është fjala për lekë mos bjer pre, se ato do t’i financojë unë.”
 
Xhesika Ndoj rrëfen edhe për marrëdhëniet me Kallashin për duetin e ardhshëm që do të bëjnë të dyja së bashku. Ajo e vlerëson maksimalisht Kallashin (Donjeta Kosunin), duke e quajtur gocë të lartë. “Unë me Kallashin kam nja dy vjet që njihemi. jemi dy mikesha të mira. Kallashi është shumë gocë e mirë, është shumë gocë e lartë. Ndërsa për sa i përket këtyre propozimeve të politikës nuk kemi lidhje fare në këtë mes, ajo ka pjesën e saj private, unë kam timen”, -tha Ndoj.

Këngëtarja ndërkohë hedh poshtë akuzat se është “eskortë” e ndonjë të pasuri, teksa tregon se 3 kolege të saj e bëjnë këtë punë, duke u kthyer në “eskorta” shoqëruese, kundrejt financimeve që bëjnë politikanët për videoklipet e tyre. “Këtë teme unë e kam dëgjuar, por unë nuk kam dashur të jem eskortë e askujt dhe çdo gjë e kam thënë përballë, e kam nxjerrë të vërtetën në shesh. Në të kundërt do isha bërë eskortë si 2-3 kolege të miat, të cilat janë eskortë dhe i kanë sponsorë për videoklipet e tyre”.

Në fund të intervistës Xhesika Ndoj tregon edhe se cilat hire të saj ka natyrale dhe cilat i ka të bëra me ndërhyrje kirurgjikale. “Unë për mendimin tim jam mirë, dukem perfekt. Për sa iu përket të pasmeve i kam origjinale, ndërsa gjoksin e kam të bërë. Ja e them këtu para jush”, përfundon Xhesika Ndoj intervistën.


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'