E ftuar sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ishte këngëtarja Xhesika Polo e cila foli për karrierën e saj dhe njëkohësisht edhe për këndvështrimin e saj mbi muzikën apo festivalet por edhe per lajmet e portaleve qe shpesh here jane te fryra per hire te klikimeve me tituj bombastikë që shpesh s'janë të vërteta.
Ajo foli edhe për moskualifikimin me finalen e Festivalit të Fundvitit ne RTSH vitin e kaluar. Duke shprehur pakënaqësinë për mosvlerësimin e punës së bërë për atë këngë, Xhesika tha që nuk e kuptoj se përse nuk u fut ne finale pasi kenga e saj ishte e pelqyer jo vetem ne shqiperi por edhe nga blogjet e huaja, dhe pamvaresisht klasifikimit apo cmimeve ajo e meritonte te ishte te pakten ne naten finale.
Gjithashtu Xhesika Polo foli edhe per probelemet e shumta qe hasin kengetaret sidomos ne perzgjedhjen per te peformuar ne klube apo evente pasi sipas saj standarti i kerkesave nga menaxheret e ketyre eventeve vendoset nga paraqitja e jashtme e kengetareve dhe jo nga vokali.
Ajo e zhgenjyer nga tregu muzikor ne Shqiperi mendon here pas here te largohet perfundimisht per te jetuar jasht vendit pasi vleresimi per kengetaret e vertete ketu eshte i vogel.
Xhesika Polo në 'Rreze Dielli': Muzika sot bëhet për t'u parë dhe jo për t'u dëgjuar
Komento