Xhevat Lloshi: Kristoforidhi s'e vodhi
 por e përktheu poezinë “Ylli i vogël”

Xhevat Lloshi: Kristoforidhi s'e vodhi<br /> por e përktheu poezinë “Ylli i vogël”
Një media sot ka ka bërë publik një lajm, ku akuzohet rilindësi I njohur Kostandin Kristoforidhi për plagjiaturë të një poezie. Ai akuzohet se poezinë aq të njohur për fëmijë “Yll i vogël lart në qiell” nuk e ka origjinale, por e ka kopjuar nga autorja Jane Taylor. Poezia e Taylor titullohet “Twinkle, Twinkle, Little Star”.

Mund t’ju duket e pabesueshme, por poezia me të cilën jemi rritur, “Ylli i Vogël lart në qiell”, del të mos jetë krijim origjinal i autorit Konstadin Kristoforidhi. Në fakt, e para që i shkroi këta rreshta ishte shkrimtarja angleze Jane Taylor (1783–1824)”, shkruan autori i lajmit.

Sipas autorit të lajmit për këtë plagjiaturë së fundmi ka reaguar studiuesi Ag Apolloni, përmes facebook-ut. “Poezia që më ka pëlqyer më së shumti në klasë të parë, ka qenë "Ylli i vogël" e Konstandin Kristoforidhit. Më vonë, kur mësova pak anglisht, e pashë që ajo nuk ishte poezi e Kristoforidhit, por e Jane Taylor”, shkruan Ag Apolloni. 
 
Pas publikimit të këtij lajmi, gazeta Shqiptarja.com, pyet njërin nga studiuesit e veprës së Kostandin Kristoforidhit, që është gjuhëtari i njohur Xhevat Lloshi. Ai tha për “Shqiptarja.com” se “Gjithmonë është thënë se Kostandin Kristoforidhi e ka përkthyer këtë poezi. Duke qenë një nga autorët që ndihmoi në përhapjen e arsimit shqip, ai përktheu poezinë për fëmijët e klasave të para. Është thënë nga studiuesit që kjo poezi është përkthim, nuk është bërë nga Kristoforidhi.”  

Madje. më tej prof. Xhevat Lloshi tha se është cituar vazhdimisht se Kristoforodhi e ka përkthyer nga Stevenson. “Ne dimë që ka qenë përkthyer nga një poezi e R.L.Stevenson, autor i njohur për poezitë për fëmijë. Duhet të jetë bërë ndonjë gabim për autorin nga është përkthyer, kjo poezi se dalka tani që është shkruar nga Taylor. Më duhet koëh ta verifikoj”, tha Lloshi duke thkesuar “por asnjëherë gjuhëtarët dhe studiuesit nuk e kanë thënë se poezia është e shkruar nga Kristoforidhi”.
Xhevat Lloshi është shprehur ndër të tjera se Kristoforidhi ka bërë një përkthim shumë të mirë:

“Ky përkthim është një arritje që ka ruajtur muzikalitetin origjinal dhe është përshtatur sa më mirë në gjuhën shqipe. Është arritje, sepse Kristoforidhi nuk është shquar si poet, por si  studiues i shquar i gjuhës shqipe dhe veprimtar i Rilindjes Kombëtare, ku ndihmoi konkretisht për arsimin shqip dhe kulturën.Vepra e tij ishte një gur themeli në Rilindjen Kombëtare, jo vetëm për kontributin për arsimin në gjuhën shqipe,por edhe në kërkimet albanologjike.”,tha Xhevat Lloshi studiuesi i veprës “Psalmet e Kristoforidhit”.

Më poshtë japin dy poezitë që u bënë shkak për akuzat për plagjiaturë:  
    
Ja poezia e përkthyer dhe e përshatur nw shqip nga Konstandin Kristoforidhi (1827 - 1895)
 
Yll i vogël lart ne qiell,
duket porsi zjarr në pyll,
sipër dheut lart qëndron,
xixa, xixa, xixëllon.
 
Disku i diellit kur perëndon,
nata hijen e lëshon,
ylli veten e zbulon,
xixa, xixa, xixëllon.
 
Dritë e yllit kur shkëlqen,
udhëtarit ç’i pëlqen,
natën errët ku po shkon,
udhën vetëm s’e harron.
 
Natën çuni kur shikon,
sipër botës, fort mendon,
mendtë e tija ç’i habit
yll i vogël se si ndrit.
 
 
Ja poezia e Poezia e Jane Taylor (1783–1824)
 
Twinkle, twinkle, little star,
How I wonder what you are!
Up above the world so high,
Like a diamond in the sky.
 
When the blazing sun is gone,
When he nothing shines upon,
Then you show your little light,
Twinkle, twinkle, all the night.
 
Then the traveller in the dark
Thanks you for your tiny sparks;
He could not see which way to go,
If you did not twinkle so.
 
In the dark blue sky you keep,
And often through my curtains peep,
For you never shut your eye
'Till the sun is in the sky.
 
As your bright and tiny spark
Lights the traveller in the dark,
Though I know not what you are,
Twinkle, twinkle, little star

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten