Xhihadistët e ISIS kanë vrarë të paktën 30 persona të armatosur të regjimit të Bashar al Assad në Siri, në një zonë të naftës dhe gazit në Homs. Sipas Observatorit Sirian për të drejtat e njeriut, ISIS ka vënë nën kontroll pjesë të fushës, pas sulmit në Shaer në provincën Homs.
Në sulme janë vrarë edhe disa xhihadistë, ndonëse nuk dihet numri i saktë i tyre. Një sulm i mëparshëm nga luftëraët e ISIS në muajin korrik, po në këtë zonë, ka lënë të vdekur 270 persona, përfshirë ushtarë dhe luftëtarë pro-regjimit të Bashar al Assad, shumica prej të cilëve u ekzekutuan më armë pasi u zunë rob.
ISIS ka vënë në shënjesëtr objektet e naftës dhe gazit në Irak dhe Siri, në përpjekje për të kërkuar fonde në luftën e saj për të zaptuar sa më shumë territore nën kalifatin e vetëshpallur islamik.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com