Ka disa ditë që në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku xhihadistët shqiptarë argëtohen në tokat e pushtuara. Nuk dihet kush është autor i xhirimit dhe as si u filmua.
Por ajo që vërehet e dëgjohet qartë është edhe zëri shqip i disa nga ata që argëtohen e freskohen në këtë pishinë për të cilën thuhet të jetë e një milioneri në Sirinë e përfshirë nga lufta civile qe më shumë se dy vjet.
Në Siri, në emër të asaj që po quhet luftë e shenjtë, janë vrarë dhjetëra shqiptarë nga të gjitha viset etnike.
Në Kosovë para disa ditësh një grup shqiptarësh u ndalua dhe atyre iu shqiptua masa e arrestit prej një muaji paraburgim për aktivitetet e tyre të dyshimta terroriste jashtë atdheut.
“U kënaqëm”, thotë njëri nga ata që freskohen. “Xhihad dhe freskim”, shton ai buzë pishine.
Marrë nga "Express"
/Shqiptarja.com