Xhimi lë shtëpinë e BB,
vajzat sherr për Edberin

Xhimi lë shtëpinë e BB, <br />vajzat sherr për Edberin
Anaidi Joana dhe Jani u përfshinë mbrëmë në një skenë tejet komiko-tragjike.

Nga njëra anë Joana dhe Jani bisedojnë në telefon, pas mundësisë që vëllai i madh I bëri banores.

Joana I shpreh dashurinë, me fjalë dhe lot Janit, Anaidi nga dhoma tjetër është prezent në bisedë, dëgjon dhe në fund pohon se Joana është personi më pozitiv që ka njohur.

Jani gjithashtu nuk është aspak i revoltuar me sjelljen dhe veprimet e Joanës brenda shtëpisë, aq më shumë për lidhjen e saj të shumëpërfolur me Anaidin.

Përkundrazi ai kërkon të kujdeset për veten dhe të jetë i lumtur.



Dikush aktron por ende nuk dihet se si do të shkojë lidhja Joana – Jani dhe Joana – Anaidi.

Nga ana e tij opinionisti Arjan Konomi, shprehet tejet i habitur me qëndrimin e të tre palëve.

“Nuk e kuptoj kush nga këta tre porsona nuk është i sinqertë. Nuk e di cili prej tyre është duke aktruar. Të bëjnë çtë duan”, përfundon opinionisti bisedën.

Biseda me Janin (të dashurin prej shumë vitesh të Jonaës, i cili jeton në Greqi) ka qenë një surprizë për Joanën, e cila e kishte parandierë gjatë orëve të ditës dhe pasi ka folur më të është ndierë më e çliruar dhe mirë.

 Kjo ka qenë një ndër surprizat më të bukura dhe të këndshme gjatë spektaklit të së shtunës mbrëma.



Ndërkohë që një surprizë tjetër interesante ka qenë dhe ajo dedikuar Elenës.

Ka qenë pikërisht Aurela një mike e përbashkët e Elenës dhe të dashurit të saj Endritit, ku ato kanë realizuar një bisedë të shkurtër.

Elena është përpjekur të kuptojë diçka se si është kuptuar sjellja e saj jashtë shtëpisë dhe si e ka parë i dashuri I saj, Endriti këtë sjellje, por më kotë nuk ka rritur të marrë asnjë përgjigje pasi Aurela është treguar tejet e rezervuar me informacionin.

Një tjetër surprizë ka qenë dhe ajo e banorit kosovarë Edberit, i cili ka takuar të dashurën e tij, e ndërsa është sqaruar situate mes tij dhe banores së re Rikes, për të cilët aludohet rreth një lidhje.

Një sqarim live ka qenë mes vajzave Rikes dhe Arbenitës të cilat kanë pretenduar për një lidhje mes tyre dhe Edberit, ndërkohë Arbenita mori kurajon duke i thënë Rikes ti postonte Edberit mesazhin se nuk e priste më jashtë shtëpisë pas afrimitetin të tij me Riken banoren më të re.



Edberi ka ndjekur gjithçka live, ndërkohë e dashura është larguar.

Arbana pohoi se kjo ishte një lojë e inskenuar, por Edberi vijon të jetojë me idenë se e dashura e la përfundimisht live.


GRUPET RIVALE BRENDA SHTËPSIË

Banorët tashmë kanë filluar të ndiejnë konkurencë mes njëri – tjetrit.

Ata ironizojnë, debatojnë dhe nominojnë hapur se cili duhet të dalë prej shtëpisë.

Banorët vijojnë të jenë të ndarë në dy grupe evidente ku bëjnë pjesë Anaidi, Joana Xhimi dhe Elena në njërin grup dhe në anën tjetër janë Iliri, Elona, Edberi dhe me ta është bashkuar banorja e re Rikja.

Banorja mjaft simpatike, e cila tashmë duket qartë se ka turbulluar së tepërmi ujrat brenda shtëpisë së Big Brother, ku është parë fare hapur konflikti dhe moskontradita mes vajzave.



Shpendi dhe Eldora janë banorët e vetëm që mundohen që të ruajnë ekuilibrat në mes dy grupeve, por këtë javë grupet janë distancuar dukshëm.

Këtë gjë Arbana e komenton me Arianin, opinionistin e spektaklit i cili përveç grupeve komenton edhe katër të nominuarit e Javës.

Ai përjashton Anaidin dhe pas tij Elonën sepse ajo është e vetmja banore që është e vërtetë dhe që nuk ndryshon për hir të lojës apo të ndonjë strategjie të mundshme.

“Mendoj se rrezikojnë Joana dhe Xhimi sepse të dy kanë arsye për të dalë” thotë Arian Konomi dhe më pas shton “Xhimi duhet të dalë sepse dua të shoh një pjesë të banorëve se si do t’ia dalin pa gatimet e Xhimit sepse duken sikur kanë shkuar në ndonjë hotel duke I pasur mëngjesin, drekën, darkën gati”.

Ariani thotë se kuzhina nga Xhimi është bërë edhe si një mollë sherri për banorët dhe ka sjellë përçarje e debate të kota mes tyre. këtë gjë e vërtetojnë edhe vetë banorët.

Pasi Arbana përshëndet banorët dhe u tregon atyre të nominuarit e javës dhe se çfarë mendojnë për grupet, të gjithë ndajnë mendimin se një arsye e forte e ndarjes së dy grupeve është bërë kuzhina dhe gatimi.

Këtë herë spektakli nis me ironi mes dy grupeve.

Banorët teksa pyeten për atë që mendojnë se duhet të lërë shtëpinë sonte, ironizojnë njëri-tjetrin për sjelljen në shtëpi. ata ndajnë mendimin se banorja që duhet të dalë nga shtëpia për njërin grup është Joana dhe për grupin tjetër është Elona ku arsyet e përdorura janë të ngjashme “janë banale në fjalor”.

Iliri dhe Anaidi ironizojnë njëri-tjetrin për të nominuarit dhe sjelljen në shtëpi.

Vëllai i Madh inskenon ndarjen e Edberit

Javën që shkoi në shtëpi hyri banorja më e Rikja, që ka bërë shumë të flitet brenda dhe jashtë ekranit.

24 vjeçarja nga Durrësit, e qeshur dhe plot energji pozitive.

Rikja ka shkaktuar jo pak reagime tek banorët të cilët kanë shprehur mikpritje, por edhe i kanë hapur “luftë” asaj.

Arbana kërkon lidhjen me shtëpinë dhe pyet Riken se si ia ka kaluar ajo këtë javë në shtëpi.

Rike shprehet e kënaqur për këtë javë dhe më pas shfaqet një klip ku shprehet “mirëseardhja” e banorëve për të.

Në fillim u duk se banorët e mirëpritën ardhjen e banores së re, por pas disa ditësh filluan edhe thashethemet, dyshimet dhe sulmet ndaj saj.

Pothuajse të gjithë banorët kanë menduar se Rikja nuk është një banore në shtëpi, por ajo ka ardhur me mision nga Vëllai i Madh.

Një pjesë e tyre i kanë larguar këto dyshime, ndërsa një pjesë tjetër jo vetëm që vazhdojnë të dyshojnë tek ajo, por duket se nuk e pëlqejnë sjelljen e saj, pikërisht janë grupi Joana, Anaidi ata që flasin më shumë kundër sjelljes së saj dhe sidomos dy vajzat.

Pas Klipit Arbana pyet Riken se si i është dukur klipi dhe Rike thotë se Joana dhe Elena kanë treguar xhelozi ndaj saj.

Joana e kundërshton duke thënë të kundërtën, se Rikja xhelozon për të dhe Anaidin.

Rikja nga ana tjetër ironizon Anaidin duke thënë “është i këndshëm kur është vetëm”.

Opinionisti bën një koment duke thënë “për dinamikat që ka sjellë në shtëpi do të ishte mire që Rike të qëndronte gjatë në shtëpi dhe të mos ishte me një mision të shkurtër”.

Kjo shtyn Arbanën që t’ua bëjë këtë pyetje banorëve.

“Çfarë do të donit të ishte Rikja, banore apo me mision?” i pyet Arbana dhe shumë prej banorëve përgjigjen “banore” ndërsa Joana thotë “njësoj është, nuk do të ndryshonte asgjë, prezenca e saj në shtëpi”.

Megjithatë kjo ngelet ende e pazbuluar dhe dyshimet e banorëve për të vazhdojnë.

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)

1/4
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë