TIRANE- Në brandin e konsultimeve "Kuvendim Mjedisor, Gjelberimi Urban në Tiranë - Standartet dhe Teknikat e Mbjelljes së Bimësisë", i zhvilluar ditën e sotme në një hotel të kryeqytetit, ka marrë pjesë dhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, ku mbajti dhe fjalën e saj mbi këtë temë.
Ky aktivitet u mbikqyr dhe u organizua nga OJF Mjedisore Menv-Group, Bashkia e Tiranës dhe Qendra Rajonale e Mjedisit, në kuadër të problematikave mjedisore dhe të gjelbërimit në kryeqytet. Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.
Nevila Xhindi, gjatë fjalës së saj, theksoi se, pas vitesh, Bashkia e Tiranës ka një plan rregullues ku çështja mjedisore mbetet në fokus.
“Është besoj një temë që na shqetëson të gjithëve dhe përveç të tjerave, sot nuk do flasim vetëm për ato që Bashkia e Tiranës ka bërë në këto vite, jo vetëm për të vënë në fokus të bisedës tashmë që Bashkia e Tiranës pas 23 viteve ka një plan rregullues, ku çështjet mjedisore janë absolutisht në fokus të tij dhe po bën punë të tilla me mjedisin ku po rikualifikohen 16 blloqe të mëdha urbane të cilat 7 tashmë janë të përfunduara dhe 9 të tjera janë në proces e sipër.”- deklaroi Nevila Xhindi gjatë kuvendimit.
Gjithashtu, sipas Xhindit, në Tiranë janë mbjellë rreth 16 mijë pemë dhe nga rikualifikimi urban, kryeqyteti i vendit, përfton një sipërfaqe prej 26 mijë metrash katrorë gjelbërim.
“Përveç të tjerave, kemi arritur edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytet duke e sjellë atë plotësisht brenda normave evropiane dhe duke i ofruar të dhënat online në kohë reale të gjithë qytetarëve. Këtë do ta gjejnë në faqen e Bashkisë Tiranë çdo ditë.”- u shpreh nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi.
Pak para se t’u jepte fjalën specialistëve përkatës mbi temën, Xhindi tha dhe dy fjalë mbi përpjekjet e Bashkisë mbi problematikën e kafshëve të braktisura në Kryeqytet.
“Kemi arritur futjen në rrugën e zgjidhjes së sigurt dhe të qëndrueshme të problemit të kafshëve të braktisura në qytet dhe ne shumë shpejt bashkë me shoqatat e mbrojtjes së kafshëve, do të jemi me një projekt krejt të ri, afatgjatë e të qëndrueshëm për zgjidhjen e kësaj çështje. Kemi arritur disafishimin e stacioneve të biçikletave dhe dyfishimin e gjatësisë së korsive të tyre.”
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com