Xhino, djali që gdhend frutat e perimet

Kuzhina e zonjës Tefta ku përveç gatimeve të saj të shijshme që na servir çdo ditë me të gjitha amvisat që qëndrojnë para ekranit duke gatuar drekën së bashku, ofroj një estetik të gatimeve së bashku me punën artistike të një djali të ri që gdhënd në fruta dhe perime imazhe të ndryshme të figurave.
GDHENDJA E PERIMEVE
Interesante në këtë puntatë të kuzhinës së emisionit “Rreze Dielli” ishte kombinimi i gatimeve të zonjës Tefta me punën artistike të tij duke i bërë frutat me pamje më të bukur. Zonja Tefta mendoj të arsyeshme që gatimet e saj të ishin me forma estetike të bukura.
 GDHENDJA E PERIMEVE
Xhino Baqoshi përdor për t`i dhënë një shalqini formën e një trëndafili vetëm një thikë dhe me duart e tij artistike mundëson një pamje trëndafili të këndshme.
 
Ndërkohë që Xhino punonte artistikisht formën e një trëndafili në një shalqin, zonja Tefta bëri biskota me formë trëndafili.
 GDHENDJA E PERIMEVE
Xhino ka rreth 2 vjet që merret me këtë profesion i cili është shumë i përhapur në Tajlandë.

Arspirata e Xhinos për të ardhmen është të shkojë në konkursin e përvitshëm në Tajlandë.
 GDHENDJA E PERIMEVE
Xhino ka si talent gdhëndjen e frutave dhe perimeve në figura të bukura por si profesion ai vazhdon shkollën e laburantit dentar.
 
Format që Xhino preferon më shumë të aplikoj në frutat dhe perimet përveç luleve pëlqen edhe kafshët ku ato janë më të dashura nga fëmijët.
 

GDHENDJA E PERIMEVE




Pamjet e frutave dhe perimeve do t`i japin tryezës një pamje estetikisht të mrekullueshme.

Frutat dhe perimet që Xhino pëlqen më tepër për të shfaqur talentin e vet në gdhëndjen e figurave të bukura janë shalqini, preshi, kivi, panxhari i kuq, kastraveci, molla dhe karota.
 GDHENDJA E PERIMEVE

Por Xhino mendoj të punoj diçka edhe për fëmijët. Kështu perimet dhe frutat ai mund t`i jap dhe një formë kafshësh.
 
Duke marë një kivi ai i dha formën e një rose të animuar. Duke përdorur në vendin e syve një rrepë të prerë nga Xhino me fantazinë e tij.
 GDHENDJA E PERIMEVE

Edhe për të formuar hundën ai përdori në vendin e hundës një karotë.
GDHENDJA E PERIMEVE
 

Në këtë puntatë më Xhino Baqoshin, një djalë i talentuar në gdhëndjen e frutave dhe perimeve me forma interesante kishte menduar të gdhënte në një shalqin emrin e televizionit A1 Report.
Edhe biskotat në formë trëndafili të zonjës Tefta së bashku me gdhëndjet artistike të frutave dhe perimeve të Xhinos i shtuan edhe më shumë pamjen estetike dhe të shijshme të kuzhinës së zonjës Tefta. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove

Abuzim me tenderat, dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj, i konvertohet në shërbim prove