Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është gjobitur pasi nuk ka vendosur rripin e sigurimit teksa po udhëtonte me një makinë gjatë xhirimit të një videoje për rrjetet sociale.
Policia e Lancashire tha se kishte vendosur gjobën ndaj Sunak ndërkohë që ky i fundit e ka pranuar gabimin duke kërkuar falje.
Pasagjerët që kapen pa vendosur rripin e sigurimit mund të gjobiten deri në 100 paund, ndërkohë që shuma e penalitetit mund të 5-fishohet në rast se çështja shkon në gjykatë.
Kryeministri ishte në Lancashire kur u filmua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Video u bë për të promovuar punët qeverisë për nivelimin e shpenzimeve dhe u postua në Instagram nga Rishi Sunak.
Kjo është hera e dytë që Sunak gjobitet gjatë kohës kur ka qenë në qeveri. Prillin e kaluar ai u gjobit së bashku me Boris Johnson dhe gruan e tij Carrie për thyerjen e rregullave anti-Covid.
Komente







