"Xhisiela" në Repolitix, Artan Hoxha: Nuhu shiti informacionet për dosjen, ja provat e skandalit

‘Xhisiela’ dhe Media ishte tema e emisionit ‘Repolitix’ të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv. Pas intervistës së vajzës për drejtorin e informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu pati një valë të pazakontë histerizmi dhe shpërthimi të qarqeve opozitare ndaj Report Tv, por Xhisiela vendosi të intervistohet edhe nga dy televizione kombëtare, Top Channel dhe TV Klan, madje duke qëndruar në studio edhe me fytyrën të zbuluar, ndërsa përgjigjet që ajo dha nuk ndryshuan në krahasim me ato të dhëna 8 ditë më parë në Report TV. Për situatën e krijuar, drejtori i informacionit në Report Tv, Veliu tregoi si arriti që të kontaktonte me Xhisielën dhe kushtin që i vendosi kur pranoi që të intervistohej.

Padyshim që intervista duhej transmetuar. Unë e njoh që në muajin korrik që kur u bë i njohur emri i saj nga një shkrim i Berishës. Disa orë më vonë përmes një kolegie në Report Tv jam lidhur në telefon. Të mërkurën pata mundësi që ta intervistoj Xhisielën.

Ishte me shumë rëndësi, ajo ka ardhur në një lokal afër studiove bashkë me një miken e saj, që punon për ne, në këtë televizion. I kam kërkuar të di më shumë se cfarë ka ndodhur, ajo ka pranuar se ka pasur disa episode dhune gjatë lidhjes 7 vjecare dhe në fund pranoi që të intervistohej, por me kusht që të mos e pyesja për detaje në lidhje me djalin e deputetit.  Ajo tha se kapitulli me Rexhepin ishte mbyllur.

Ka qenë një kusht i saj për të mos hyrë në detaje. Unë i kam qëndruar atij kushti. Xhisiela më kërkoi që të dilte në publik që nuk ishte përdhunuar, pasi i gjithë fshati po zien dhe kjo ka ndikuar negativisht. Më pas intervista pasohet me letrën e Nuhut. Ka edhe një debat se kush e solli Xhisielën, unë e gjeta në një lokal me kolegun Hoxha dhe kolegen që punon në këtë TV.

Do të shtoja edhe një element tjetër, nuk e di kush e ka sjellë, por e kam shoqëruar në studio. Kam këmbëngulur që të mos tregohej identiteti i vajzës, pasi mund ta intervistoja edhe me fytyrë. Ajo është një vajzë që në lidhjen e saj ka pasur probleme, është ushtruar dhunë, pasi ma ka thënë privatisht. Unë e konsideroj se është një vajzë e dhunuar. 

Në asnjë rast nuk jam kontaktuar nga Xhisiela për të hequr dicka nga intervista, ajo që më ka deklaruar mua është dhënë e plotë. Erdhi me dëshirën e saj për të përgënjeshtruar që u tha se ishte përdhunuar. Kërkuan arrestimin tim pas intervistës, por unë do të vijoj që të jem në shërbim të së vërtetës.

Muhamed Veliu

Ngjarja ngërthen brenda vetes dy-tre ngjarje, raporti i kësaj vajze me djalin e deputetit dhe si ka reaguar shteti ndaj kësaj dhune. Mënyra si është trajtuar ka bërë që përmes njërës të shpëtohet tjera. Ajo është përdorur për të shpëtuar politikën. Po shikojmë një vajzë që po e përdor median. Media mund ta intervistonte, por duhet të ishte një mjet që duhej përdorur për të arritur te e vërteta. Cështja është nëse mund të vendosim kushtin që na vë i intervistuari.

Zylyftar Bregu

Kemi dy episode; një ngjarje reale që do të mjaftonte për të ngritur cdo kauzë. Një ditë pasi shpërtheu skandali, akujt nuk i interesonte e vërteta dhe cfarë po ndodhte me vajzën. Ajo nuk ka dhënë vetëm tre intervista, por edhe të tjera që nuk janë publikuar në media, por nuk i di arsyet. Është një skandal i madh, duhej që të vihej drejtësi. Kemi vepër penale dhe prova, që është akti i ekspertimit, që ka lënë një gjurmë që nuk fshihet. Ekspertiza është gjurmë që nuk fshihet nga sistemi. Përsa i përket medias, kemi të bëjmë me një ngjarje që ekspozimi i të dëmtuarës është i panevojshëm.

Artan Hoxha

Në datë 21 korrik Nuhu nuk ka qenë në detyrë dhe prokurorja thotë se nuk ka qenë i gatshëm. Ra data e parë.  Në 19 korrik ka ndodhur dhuna, në 21 korrik kallëzimi, në 22 vajza bëri kallëzim në Durrës, në 25 ekspertimi i mjekësisë i jep përfundimin që vajza është dhunuar. Në 14 shtator i dërgohet një letër Presidentit, kryeministrit, drejtorit të policisë dhe prokurores, katër institucioneve, e kam parë letrën dhe m’u duk si tregime. Ditën që nisi letrën ai iku. Problemi i medias ishte se historia ishte e pa plotësuar. Institucionet, vajza dhe oficeri kanë folur. E vërteta është thënë që në momentin e parë.

Artan Hoxha

Referuar takimit të Emiljano Nuhut me kushërinjtë e djalit të deputetit, Artan Hoxha tha se ai ka shitur informacionet për dosjen, pasi i takoi ditën kur vajti për të sekuestruar pamjet e hotelit.

Ai nuk ka prova, mohoi edhe mesazhet nga Whatsapp. Ai ka shitur informacion për dosjen. Sapo ka marrë dosjen ka pasur takim dhe e ka kërkuar ky jo ata. I ka takuar ditën e parë, kur vajti për të sekuestruar pamjet e hotelit. Të bësh gjithë atë letër duhet të cosh edhe prova, pasi po të kishte, presidenti do të kishte tjetër deklaratë.

Artan Hoxha

Gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi se është siguruar një video e Emiljano Nuhut gjatë takimit në një lokal në Tiranë me dy kushërinjtë e djalit të deputetit Rraja, ndërsa atmosfera ka qenë miqësore, ndryshe nga sa ka deklaruar në kallëzim.

Është siguruar një video që është takuar me Rrajat dhe atmosfera është shumë miqësore. Kjo me atë që i thotë vajzës mos trego kë po hetoj dhe këtej rri me këta.....

Ferdinand Dervishi

Ish-oficeri i Krujës, që kërkoi azil në Zvicër pretendon se në datë 21 korrik është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzon se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

Por Nuhu, kur bëri më 30 korrik kallëzimin në Komisariatin 6 të Tiranës, duke denoncuar se ishte kërcënuar pasi po hetonte çështjen e Xhisielës, nuk i referohet aspak episodit të 21 korrikut. Kufizohet vetëm të thotë se pasditen e 30 korrikut dy kushërinj të Rexhep Rrajës, Redian dhe Ramazan Rraja, e kanë kontaktuar nëpërmjet ëhat’s up-it, duke kërkuar ta takonin në Tiranë.

Sipas policisë që heton mbi këtë çështje, këto kërcënime me armë në të vërtetë nuk kanë ekzistuar dhe Emiljano Nuhu ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Batuta e Artan Hoxhës me Veliun: Në burg do të jesh në qeli me Blendi Fevziun dhe Eni Vasilin (VIDEO)

Në emisionin Repolitix mbrëmjen e sotme u diskutua cështja e Xhisiela Malokut dhe media. Të ftuar në studio ishin gazetarët, Artan Hoxha, Muhamed Veliu, Ferdinand Dervishi dhe pedagogu Zylyftar Bregu.

Gjatë emisionit, referuar intervistës pak ditë me Xhisiela Malokun, Veliu tha se kërkuan arrestimin e tij, ndërsa Hoxha iu përgjigj me një batutë.Muhamed Veliu: Kanë kërkuar arrestimin tim vetëm pse intervistova, Xhisiela Malokun.

Artan Hoxha: Mos u shqetëso se në burg po shkove, do shkosh me Blendiu Fevziun dhe Eni Vasilin. Do jeni bashkë në një qeli.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun