'Xhisiela'/ Gazetari Elton Qyno: Ja provat që e cuan djalin e deputetit në burg dhe përgjimi

TIRANË-Dosja Rraja dhe rasti i dhunimit të Xhisiela Malokut, është komentuar nga gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno. Në studion e lajmeve në Report Tv, Qyno ka thënë se procedura e marrjes në mbrojtje të Xhisiela Malokut, është një procedurë normale, që nuk varet nga dëshira ose jo e vajzës.

Kjo procedurë është normale, policia i drejtohet gjykatës dhe më pas jepet urdhëri i mbrojtjes. Ky urdhër nuk jepet me kërkesën ose jo të vajzës. Kemi një oficer që u largua për azil, çështja jo më në konturet ligjore. Po të rrimë vetëm tek dokumenti, 7 nga 9 detyrat që i ka lënë Emiljano Nuhos, prokuroria i ka bërë vetë.  

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com

Qyno ka folur edhe për provat e forta që e dërguan Rexhep Rrajën në burg. Qyno ka thënë se biseda mes dy të rinjve është përgjuar në prokurori.

Është bërë ballafaqimi mes Rexhep Rrajës dhe vajzës dhe në dijeninë time, kjo bisedë mes tyre është përgjuar. Historia e tyre e dashurisë ishte e gjatë. Ai jo vetëm që ka pranuar dhunën, por ka shkuar në të njëjtën linjë me kallëzimin që ka bërë vajza, policia e më pas prokuroria. Kjo dëshmi shkon në të njëjtën linjë të pamjeve të sekuestruara nga hotel Boçi.

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com

Gazetari i Shqiptarja.com ka sqaruar edhe dëshmitë kontradiktore mes palëve. Qyno ka thënë se Maloku thotë se konflikti ka nisur për shkak xhelozisë së vazhdueshme të Rrajës, ndërsa Rexhep Rraja, ka zgjedhur një tjetër alibi. Qyno ka thënë se Rraja ka thënë në prokurori se sherri ka nisur për një parakalim të vajzës me makinë në muajin korrik në Qafë Shtamë, ndërkohë që ata të dy ishin ndarë që në maj.

I vetmi moment me përplasje, ishte motivi i sherrit. Vajza pretendon se ka nisur për shkak të xhelozisë dhe përndjekje së vazhdueshme,  ndërsa Rexhep Rraja, ka ngritur një alibi, tipike mashkullore, se ajo e e kishte parakaluar me makinë në Qafë-Shtamë, dhe ky më pas donte të sqarohej me të, prandaj kishte zbritur nga makina.

E vetmja dëshmi që shkon në linjën e Xhisielës është dëshmia e motrës. Ajo e ka mbështetur me deklarime konkrete. E ëma s’ka patur dijeni për shenjat e dhunës. Ajo thotë se e ka mësuar problemin nga mediat, por për shkak të mos bërjes së konfliktit ligjor dhe politik, nëna ka mbajtur një qëndrim më të tërhequr.

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com

Gazetari Elton Qyno, ka shpjeguar se prokuroria është investuar seriozisht në zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Qyno ka thënë se nga 11 detyra që prokurorja Mirela Kapo i vendosi ish-oficerit Emiljano Nuhu, Nuhu zbatoi vetëm 4, e më pas u largua.

Përveçse është vërtetuar, ai e ka pranuar dhe vetë, në ballafaqimin me vajzën në prokurori. Jo vetëm, se historia u bë e tillë, por sepse s’kishte si të shpëtonte Rexhep Rraja. Prokuroria kreu detyrën që Nuhu nuk e bëri. Kur kallëzohet një administrim penal, lihen një sërë detyrash për t’u verifikuar. Ka patur një vullnet për ta çuar deri në fund, nga Gentian Çitozi, e më pas është përjashtuar nga Mirela Kapo, se kishte shtrembëruar thëniet. Nuk mund t’i merrte vajzës deklaratë, sepse oficeri nuk është edhe noter. Kjo ishte shkelja.  S’mund t’i bënte deklaratë vajzës që ajo të tërhiqej nga kallëzimi. Kjo s’është hera e parë që kjo ndodh me OPGJ. Kjo sepse cilësohen si ngjarje që kanë angarinë e tyre. Thonë “më mirë t’i lemë, se bashkë kanë qenë”.

Emiljano është aktori kryesor, pas përjashtimit të Gentian Çitozit. Hyn në hetime dhe merr dosjen, në dosje kishte 11 detyra, nga të cilat ka bërë 4. Se çfarë ka ndodhur, me Emiljanon, e kanë përndjekur ose jo, kjo ngelet për t’u sqaruar. Dua të them se vetëm 4 detyra ka bërë, e më pas është larguar në Zvicër për azil. Ky është momenti i parë, ndërkohë që flet në eskil, pa arritur të zgjidhë gjë këtu me këtë çështje. Ai ka bërë kallëzim, por ne nuk dimë nëse është kërcënuar me të  vërtetë. Nëse është kërcënuar nga deputetët, ne s’kemi një kallëzim nëse këta persona kanë qenë në polici.

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com

Qyno ka thënë se dënimi për Rexhep Rrajën, nuk do të jetë i rëndë. Në bazë të rasteve të tjera të ngjashme, gazetari ka thënë se Rexhep Rraja do të dënohet rreth 3-4 muaj burg, që më pas do t’i konvertohen në shërbim prove.

Juridikisht, përndjekja kualifikohet deri në rrahje. S’mund të bëhen të dyja me njëra-tjetrën. Ai e ka përndjekur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Mesa kam ndjekur unë këto raste, Rraja do dënohet me 3-4 muaj. Do kërkojë gjykim të shkurtuar, dhe më pas gjykata do e konvertojë në shërbim prove.

Elton Qyno, gazetar i Shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci.ll: 01/10/2018 18:37

    Paske patur vete fajin moj vajze.si e paske parakaluar djalin e bukur te babit djalin e komunistit.nuk duhet ta beje kete.duhet ti kerkosh te falur.tani ja prishe biografine.megjithate nuk do habitem qe ne zgjedhjet e qershorit kete bukuroshin kruja ta zgjedhi kryetar te bashkise.good luck.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin