'Xhisiela', Gazetari i 'Report Tv' Arsen Rusta: U shpreh se arrestimi i tij ishte politik, mesazhi i Rexhepit është i çuditshëm

'Xhisiela', Gazetari i 'Report Tv' Arsen Rusta: U shpreh se arrestimi i tij ishte politik, mesazhi i Rexhepit është i çuditshëm

Gazetari i 'Report Tv' Arsen Rusta në studio

I ftuar në studion e ‘Report Tv’, për dosjen ‘Xhisiela’ gazetari Arsen Rusta ka folur mbi seancën gjyqësore të Rexhep Rrajës ku edhe ishte i pranishëm në sallë.

I pyetur për prononcimin e parë që Rexhep Rraja ka dhënë për ngjarjen, gazetari i Report Tv, është shprehur se përveç deklaratave të tij mimikat dhe sjelljet e tij thanë shumë pasi gjatë gjithë kohës ka qënë i buzëqeshur por gjithësesi nuk ka thënë asnjë fjalë.

Ishte i buzëqeshur. Ndërsa jashtë u shpreh se ‘Lulzim Basha ta provojë në votime’. Ky ishte prononcimi i tij i parë për çështjen pasi ai ka qënë i vetmi person që nuk është prononcuar. Për raportin mjeko-ligjor ai është shprehur se nuk e dinte se ku ishin shkaktuar ato plagë. Më tej ai u shpreh se qëndrimi i tij ai u shpreh se arrestimi i tij ishte politik. Mesazhi ishte i çuditshëm.

Arsen Rusta, gazetar

Mbi 24-vjeçarin, Rexhep Rraja, djalin e deputetit socialit, Rrahman Rraja, rëndon akuza e përndjekjes. Rraja akuzohet se përndoqi Xhisiela Malokun, rasti i së cilës ka trazuar këto ditë politikën shqiptare. 

INTERVISTA E PLOTË:

Rexhep Rraja fillimisht përshëndeti disa shokë dhe të afërm që kishin ardhur në gjyq për ta mbështetur. Ishte zgjedhur një avokat. Kërkesat u dhanë nga ai. Gjithësesi prokuroria shprehet se çka është e dokumentuar dhe e firmosur nga Xhisiela Maloku janë provë ndërsa pjesa tjetër janë qëndrime të saj të cilat ajo mund t’i ndryshojë sa herë të dojë. Prokuroria Xhisiela Malokun sot e konsideron një viktimë. Dhe të paktën deri në këtë momente nuk ka asnjë të dhënë se ajo do të hetohet për qëndrim të rremë. Fill pas administrimit të raportit mjeko-ligjor Prokuroria e Krujës ka bërë një kërkesë për caktim mase sigurie. Kjo masë më pas është ekzekutur më 30 shtator.

Dosja Xhisiela ka nxitur reagime, përveç Rexhepit a ka një tjetër hetim për dosjen?

Rezulton procedim penal për shpërdorim detyre për oficerin Çitozi. Pra kemi edhe një hetim tjetër për Gentjanin për shpërdorim detyre. Aida Hajna është shprehur se është pezulluar pasi ka pranuar që të jenë në të njëjtin ambjent edhe Xhisiela dhe Rexhepi. Gjë e cila është e paligjshme. Janë këto hetime që po shkojnë paralelisht.

Çfarë ka thënë Rexhepi sot?

Ishin mimikat dhe sjelljet e tij që kanë thënë shumë. Ai ka përshëndetur të afërmit dhe ka buzëqeshur. Ndërsa para togave të zeza nuk ka folur përveçse dhënies së gjeneraliteteve. Është përfaqësuar nga avokati i tij.

Rexhep Rraja u shpreh para jush?

Në fakt kjo dosje ka një vëmëndje shumë të madhe. Ne i kemi dhënë hapësirën që të japë hapësirën e tij, duke qënë se ai është i vetmi person që nuk është prononcuar.  Për raportin mjeko-ligjor ai është shprehur se nuk e dinte se ku ishin shkaktuar ato plagë. Më tej ai u shpreh se qëndrimi i tij ai u shpreh se arrestimi i tij ishte politik. Mesazhi ishte i çuditshëm.

Apelohet kjo masë sigurie?

Brenda datës 7-8 duhet të apelohet masa. Avokati mbrojtës do të duhet ta apelojë. Brenda 10 ditëve Rexhep Rraja do të dalë para Gjykatës së Apelit në kryeqytet.

Si ishin dot masat e sigurisë?

Katër efektivë e shoqëronin. Ishin masa krejt normale. Nuk kishte asnjë incident. Proces normal.

A vazhdon Xhisiela të jetë në mbrojtje?

Prokuroria ka kërkuar të merret në mbrojtje. Ajo nuk ka pranuar. Gjithsesi një kontroll Policia e Shtetit e bën si pjesë të protokollit. Vetë ajo thotë që nuk ndjehem e rrezikuar. Kjo kontradiktë në fakt hetohet por deri më tani Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë. Ajo është shprehur se nuk ka frikë dhe nuk kërcënohet nga askush.

Kur janë vënë zyrtarisht në lëvizje institucionet?

Sipas dokumentit gjithçka ka nisur më 21 korrik 2018. Dhe më pas të gjitha ngjarjet e tjera. Do të doja të ndalesha tek data e 21 korrikut e cila është pikënisja dhe më 30 shtator është veprimi final i Prokurorisë. Mund të reagohej këto dy muaj. Ka diçka që nuk ka shkuar me këtë hetim. Gjithësesi gjithçka është vënë në lëvizje. A do të dënohet Rexhep Rraja? Prokuroria shprehet se shumë shpejt do ta dërgojë dosjen në gjykim, aty do ta kuptojmë nëse do të mbetet i pandehur apo do të rrëzohen akuzat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • selmani: 02/10/2018 19:52

    O Ruste denimet e perdhunuseve dhe banditeve iquan politike or kok tul.

    Përgjigju
    • Fredi: 02/10/2018 22:04

      Cfare ke ore Selman? Ne emer te Rilindjes e perdhunoi dhe Rilindja po e mbron. Mesazhi i tij ishte shume i qarte zoti gazetar; Te marrim fitoren absolute ne zgjedhje me parate e droges dhe vrasjet e Durim Bamit. Cfare ka per tu habitur?

  • EURO: 02/10/2018 17:18

    SHIKO EMRAT dhe mbiemrat e tyre Jane RRAHJA RRAH +MAN = BURRE QE RREH .KETA JANE PERFAQESUESIT E PARTISE ENVERISTE SOCIALISTE NE PARLAMENT .TE KERCENOJNE PASTAJ TE PUTHIN PASTAJ TE VRASIN .KOPJO RAMA .PSE JEMI KAQ FRIKACAKE NGA CA BREKGJATE SHALGJATE E MENDJE SHKALUR .TE GHITHE PERDORNI FACEBOOKUN PER TE DHENE VOTEN SI "DENOHEN" KOMUNISTET DHE GJAKPIRESIT MODERN .

    Përgjigju
    • antiharresa: 02/10/2018 17:37

      Or bastard evro ,socialistet vjellin kur degjojne kriminelet dhe vrasesit e 21 janarit dhe gerdecit kur kerkojne "drejtesi".

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes