Erisa Xhixho e Partisë së Lirisë i kërkoi sot SPAK-ut dhe Prokurorisë të nisin hetimet për dhunën policore ndaj studentëve, pedagogëve dhe qytetarëve gjatë protestës së djeshme në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, Xhixho akuzoi efektivët se kanë vepruar sipas urdhrit “Mos i kurseni” dhe kërkoi që hetimet të shkojnë deri te përgjegjësit politikë.
Postimi i plotë
"Tirana u shndërrua dje në skenën e një akti të rëndë dhune shtetërore. Banditë me uniformë goditën brutalisht dhjetëra qytetarë me plumba gome, shkopinj, gaz dhe lëndë helmuese, duke lënë pas të plagosur dhe njerëz pa ndjenja. Nuk u kursye askush: lSepse urdhri ishte i tillë: mos i kurseni!
Ky urdhër është prova më e rëndë e një strategjie të paramenduar represioni.
Një qeveri që godet studentët, pedagogët dhe të rinjtë e vendit ka humbur çdo legjitimitet moral dhe politik.
Policët dhe shefat e policisë të identifikuar si autorë të dhunës duhet të hetohen dhe të përballen me drejtësinë. Duhet të zbardhet i gjithë zinxhiri i urdhrave, nga drejtuesit e policisë deri te përgjegjësit politikë që urdhëruan, toleruan ose mbuluan këtë dhunë.
Heshtja e institucioneve të drejtësisë është bashkëfajësi. Prokuroria dhe SPAK-u nuk mund të qëndrojnë spektatorë ndërsa qytetarët dhunohen në rrugët e Tiranës.
Dhe ndërsa të rinjtë përgjakeshin në rrugë, Edi Rama doli me nisma ligjore që synojnë të shtypin protestat dhe të kontrollojnë rrjetet sociale. Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së protestës dhe çdo hapësire demokratike që ende nuk është kapur nga pushteti.
Shqipëria nuk mund të hyjë në Europë me metoda autoritare, me dhunë policore dhe me ligje që synojnë nënshtrimin e qytetarëve.
Thirrja ime e perseritur eshte;
Ku është Prokuroria? Ku është SPAK-u? Kush do të mbajë përgjegjësi për plagosjen e studentëve, nxënësve dhe qytetarëve?
Kur do filloje hetimi per urdhrin “Mos i kurseni”? Çdo minutë heshtje e drejtësisë është bashkefajsi për terrorin e Edi Ramës mbi popullin e vet"
Lajmi kryesor:
Rama prezantoi paketën anti-dhunë, Berisha: Riktheu ligjin agjitacion-propagandë, por nuk e ndal dot protestën! Bardhi: Shpallje e diktaturës, kryeministri më i dobët se kurrë






