të dy fëmijëve. “Zjarr dhe ajër” është klipi më i ri që Xhoi na prezanton këto ditë, këngë e relizuar në bashkëpunim me Serxhon, saksafonistin Brikel Guga dhe Sajmir Cilin, dhe padiskutim tekstshkruesin besnik të saj, Gent Bejkon. Në këtë intervistë, Xhoi nuk harron të tregoj dhe për eksperiencën e saj të gjatë në “Top Show”, anën e saj të panjohur të një nëne të përkushtuar dhe padiskutim sekretin e harmonisë në çift.
“Zjarr dhe ajër” është klipi më i ri që ju sjell në ekran. Si lindi ideja e realizimit duke ditur që ju kohën ia kushtoni tërësisht muzikës ‘live’?
Nuk është se nuk më pëlqejnë klipet, thjeshtë mundohem që një herë në vit të sjell diçka për publikun, qoftë ai festival apo klip. Nuk është se bombardoj me klipe, por as nuk e shikoj dot veten larg saj, kjo është filozofia që bëj unë. Kështu lindi dhe ideja e këtij klipi, pasi këtë vit kam pasur disa oferta të ndryshme për të marrë pjesë në festivale, por zgjodha të vija me një klip.
Pse zgjodhët pikërisht vjeshtën për të sjell klipin?
Duke parë që sezoni veror ka qenë i mbushur me evente të ndryshme në muzikë, ky ishte momenti më i përshtatshëm për të sjellë këngën “Zjarr dhe ajër”. Duke parë angazhimet e shumta që kam pasur gjatë sezonit veror me ‘live’-t, klipet nuk kanë qenë dhe aq parësor përsa i përket karrierës sime në muizkë.
Teksti është shkruar nga Genti. Mund ta quajmë tekstshkruesin më besnik të këngëve tuaja?
Nuk është hera e parë që Genti ka shkruar tekstin e këngës, ka dhë tri këngë të tjera që kanë ardhur me vargjet e tij. Duke ditur që teksti duhet të përshtatet me zërin tim dhe tingujt muzikor, besoj se ne kemi gjetur
atë çelsin e suksesit në këtë formë.
Theksuat se parësore për ju është të kënduarit ‘live’. Si e shikoni zhvillimin e muzikës gjatë këtyre dy dekadave, pasi komercializmi duket se ka prekur një pjesë të mirë të vetquajturit ‘këngëtarë’? Në shqipëri ka një kontraditë shumë të madhe mes këngëtarëve që këndojnë ‘live’ dhe atyre komercial. Arsyeja?
Një këngëtarë komercial që këndon me ‘playback’ paguhet shumë më shumë se në që këndojmë live, duke theksuar më shumë atë hendukun që po shoqëron gjatë këtyre viteve muzikën e vërtetë.
Si e kujtoni rrugëtimin tuaj në muzikë deri më sot?
Çdo gjë ka ardhur natyrshëm! Kam nisur të këndoj që në moshë fare të vogël me një grup që në atë kohë mbante emrin ‘Dorela’ drejtuar nga Violeta Silaj, duke pasuar me festivalet e fëmijëve, ku gjatë gjithë fëmijërisë dhe adoleshencës sime kam qenë gjatë gjithë kohës e angazhuar si këngëtare. Karriera ime mori rrugën në kohën kur unë nisa të këndoj tek ‘Rozafa’ ku dëgjues të rregullt kishim njerëzit më të pasur të Tiranës, ku një nga këta ishte ish-pronari i Top Medias, Dritan Hoxha i cili në atë kohë më ofroi të isha pjesë e stafit të tij mediatik. Këtu nisi dhe rrugëtimi i vërtetë drejt muzikës, duke e cilësuar ekranin e ‘Top Chanel’ një trampolinë për karrierën time në muzikë.
Cili ka qenë momenti më i veçantë gjatë këtyre viteve?
Gjithmonë e kam theksuar që puna ime në ‘Top Show’ me grupin dhe Orkestrën ‘live’ janë momentet më të bukura të këtyre viteve. Kujtoj se, në atë kohë teknologjia nuk ishte kaq e zhvilluar sa sot, për më tepër që isha shtatëzanë mendoj se, pavarësisht sakrificave ne ja dolëm të ishim orkestra e parë ‘live’.
Pse u larguat nga “Top Show”?
Punova për 8 vjet rrjeshtë dhe vjen momenti që secili nga ne ka nevojë për pak frymë tjetër. Nuk kishte absolutisht asnjë arsye!
Veçse një këngëtare e suksesshme jeni dhe një bashkëshorte dhe nënë e dy fëmijëve... janë fansit e tu më të rëndësishëm?
Xhoi jashtë muzikës, është nëna më e kujdesshme dhe më e përkushtuar. Sigurisht, që mundohem të gjej kohën për fëmijët dhe bashkëshortin duke mos lënë menjanë as aktivitetet e mija të muzikës. Gjëja më e bukur e familjes sonë është se, unë dhe Genti e kemi ruajtur mjaftë mirë marrëdhënien tonë, duke vendosur ato ku njtë që nuk cënojmë as njërin dhe as tjetrin. Për mua karriera është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime, dhe nuk e konceptoj dot se si mund të jetoja pa muzikë, por në mënyrë absolute familja është frymarrja e gjithë
qenies sime.
Kush është pika më dobët, djali apo vajza?
Ami më ka bërë nënë për herë të parë në një moshë shumë të re, duke më falur atë emocion që rrallë e takon në jetë, me pak fjalë jemi rritur të dyja bashkë. Ndërsa, Igen është i përkëdheluri i familjes.
Është Xhoi një amvisë e mirë në familje?
Jam bërë dhe më e mirë se kam qenë, kam mësuar me kalimin e kohës. E vërteta është se vitet e para të martesës nuk është se kam qenë ndonjë amvisë për tu lavdëruar, pasi mamaja e Gentit ishte dora e artë e familjes.
Ju kemi parë gjithmonë në formë fizike perfekte. Ku qëndron sekreti i të qenit në formë, për më tepër të jesh dhe nënë e dy fëmijëve?
Edhe arrihet! Sigurisht që herë pas herë mundohem të frekuentoj palestrën, nuk është se jam shumë e rregullt, por mundohem të gjej kohën, sidomos kur e shikoj se po e teproj pak me kilogramët.
Ku qëndron sekreti i harmonisë me teje dhe Gentit, ku së fundmi është bërë pjesë e spektaklit “Dance With Me”?
Fakti që jemi një çift artistësh, mendoj se na janë lehtësuar shumë raportet duke mirëkuptuar njëri-tjetrin. Duke njohur aq mirë natyrën dhe karakterin e partnerit që ke në krah, çdo
gjë bëhet më e lehtë. Pavarësisht projekteve, ku momentalisht Genti është pjesë e show-t “Dance With Me”, apo dhe projekte të tjera, ne kemi harmoni në çift.
Jeni xheloze që Genti ka përkrah një personazh si Nora Istrefin?
Absolutisht jo! (Qesh) më vjen mirë që Genti ka një partnere që plotëson pjesën tjetër artistike, siç është këngëtarja Nora Istrefi . Për më tepër, ato bashkojnë forcat Shqipëri-Kosovë edhe pse kanë komplet karaktere të ndryshme në botën e artit ato kanë gjetur gjuhën e kërcimit mes tyre. Besoj që të dy përbëjnë një vlerë!
Cilat janë projektet tuaja në muzikë?
Nuk kam ndonjë gjë konkrete. Pas klipit të shikojmë se cila do të jetë lëvizja e radhës.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (18 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)