Majlinda Kelmendi ka arritur një tjetër sukses në Evropë. Kelmendi u shpall kampione në Evropianin që po zhvillohet në Francë, duke fituar medaljen e saj të parë si kampione në një ngjarje të tillë.
Kjo është medalja e dytë më e rëndësishme në karrierë, pas titullit botëror të fituar vitin e kaluar. Në finale xhudistja kosovare mundi rusen,Natalia Kuziutina.
Rrugëtimi
Majlinda Kelmendi ka arritur ta mposht në gjysmëfinale të Evropianit, gjermanen Mareen Kraeh, për ta arritur finalen.
Xhudistja kosovare në finale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Francë, do ta ketë përballë rusen, Natalia Kuziutina.
Gjysmëfinalen e kishte arritur Kelmendi, pasi që ajo kishte kaluar me lehtësi sfidën me xhudistën nga Armenia, Zhanna Stankevich.
Majlinda fitoi për më pak se tre minuta ndaj kësaj kundërshtareje me ippon, duke e arsyetuar plotësisht epitetin e favorites në kategorinë deri 52 kg.
Rrethin e parë xhudistja pejane kaloi pa luftë, derisa në rrethin e dytë ishte më e mirë se rumunja, Alexandra Larisa Florian.









