Historisë së vetme  të dashurisë në edicionin e gjashtë të Big Brother, duket se i ka ardhur fundi.

Gjatë një interviste për mediat Xhuli ka pranuar se lidhja e saj me Arditin ka përfunduar dhe shkak është bërë  tradhtia e këtij të fundit.

Xhuli është shprehur se ka gjetur një bisedë të Arditit në Facebook me një vajzë tjetër, të cilën mësohet se ai e njihte prej disa kohësh.

23-vjeçarja është shprehur se ndihet e lënduar nga ky fakt megjithatë shprehet se i ka dhënë fund lidhjes por që Arditin e konsideron ende shok.

Sipas saj ai vazhdon të ngulmojë që janë bashkë për shkak të famës që dëshiron pas përfundimit të reality show.

xhuli arditi

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)