Ylli i “Pretty Woman”, Xhulja Roberts, ka hapur më në fund një llogari zyrtare në Instagram.

Në pak orë profili zyrtar i Roberts ka arritur në mbi 290 mijë ndjekës.

Roberts ka postuar një foto ku përshëndet ndjekësit e saj. Ajo ka veshur një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë të zezë ku shkruhet “dashuri”

50-vjeçarja Xhulja Roberts, fituese e çmimit Oskar nuk ka asnjë llogari në Facebook apo Twitter, arsye që siç duket ka sjellë një shpërndarje gati virale të profilit të saj në Instagram.

Hello☀️

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts) on