Xhupa kontrabandë në Kapshticë
në kërkim punonjësi i doganës

ELBASAN – Katër persona janë arrestuar si dhe është shpallur në kërkim një punonjës i doganës së Kapshticës, pasi futën nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës mallra kontrabandë, rreth 800 xhupa meshkujsh, me qëllim tregun vendas.

Specialistë të Seksionit të Krimit Ekonomik Financiar në kuadër të operacionit te koduar “VESA 1”, identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit Zamir Fejzollari i datëlindjes 1980,, Aleksander Puka i datëlindjes 1985, Ardjan File i datëlindjes 1971, të tre banues në Korçë dhe Berti Kamberi, i datëlindjes 1964, banues në Tiranë. Ndërkaq, sipas policisë mësohet se është shpallur në kërkim punonjësi i doganës së Kapshticës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u bë në bazë të një informacioni të marrë nga ana e këtij seksioni, pasi u informuan se në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, po udhëtonin shtetasit e mësiperm me dy mjetet e tyre tip Benz, me targa AA 841 AC dhe AA 362 EA, të cilat ishin të mbushur me mallra kontrabande, xhupa meshkujsh.

Specialistë të Seksionit të Krimit Ekonomik Financiar në dy automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 800 xhupa meshkujshë pa faturë shoqëruese të mallit, gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet tip Benz.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)

Tiranë, arrestohet turku, akuzohet se përmes mashtrimit mori 1 mln € nga karta e kreditit një personi (EMRI)