Xi Jinping në gjurmët e diktatorit Mao Ce Dun, merr mandatin e tretë dhe bëhet lideri i dytë më jetëgjatë në Kinë

Xi Jinping në gjurmët e diktatorit Mao Ce Dun, merr mandatin e tretë dhe bëhet lideri i dytë më jetëgjatë në Kinë

Anëtarët e Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike dhe Xi Jinping

Xi Jinping ka siguruar mandatin e tretë si udhëheqës i Kinës. Xi u largua nga drejtimi i Komitetit të tij të ri të Përhershëm të Byrosë Politike, që do të thotë se ai është rizgjedhur si sekretar i partisë për një mandat të tretë radhazi.

Xi Jinping, 69 vjeç, është padyshim lideri më i fuqishëm i partisë që nga lideri i parë i epokës komuniste Mao Ce Duni, i cili vdiq në vitin 1976.

Jinping ka prezantuar ekipin e tij të ri kryesor, i cili përfshin ish-shefin e partisë së Shangait, Li Qiang si kryeministër të ri, duke zëvendësuar Li Keqiang. Ndërsa, Zhao Leji, Ëang Huning, Cai Qi, Ding Xuexiang dhe Li Xi janë personat e tjerë të ekipit të tij.

Pas shpalljes së mandatit të tij të tretë, Xi iu drejtua mediave duke thënë se Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, por edhe bota ka nevojë për Kinën.

"Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli, zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë”, tha XI.

"Tani ne po ndërmarrim hapa të sigurt në një rrugëtim të ri për ta kthyer Kinën në një vend socialist modern në të gjitha aspektet. Për të përparuar drejt qëllimit të dytë të njëqindvjetorit dhe për të përqafuar përtëritjen e madhe të kombit kinez në të gjitha frontet, për një rrugë kineze drejt modernizimit. ”, tha ai.

Ai tha se vendi do të vazhdojë të ndërtojë një shoqëri moderne socialiste, "një ndërmarrje e madhe por... madhështia është ajo që e bën atë të madh dhe pafundësisht të lavdishëm".

Në Kongresin e zhvilluar një ditë më parë, video teksa ish-kryeministri Hu Jintao nxirrej jashtë me forcë ka bërë xhiron e botës. Mediat shtetërore thanë se e nxorën jashtë pasi ai nuk ishte mirë.

Më 2018, Xi zhbëri kufizimin që një person të mbajë vetëm dy mandate në postin e presidentit, duke i mundësuar vetes një mandat të tretë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:00
Putin uron Xi Jinping për mandatin e tretë në Kinë: Do jem i lumtur të vazhdoj dialogun tonë konstruktiv

1666536420_64001666527344xputin539.jpg

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, për rizgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

“Rezultatet e Kongresit të 20-vjetorit të Partisë Komuniste konfirmuan plotësisht autoritetin tuaj të lartë politik, si dhe unitetin e partisë që ju drejtoni”, thuhet në mesazhin e urimit të publikuar në faqen e Kremlinit, transmeton Interfax.

Putin shprehu besimin e tij se vendimet e kongresit do të kontribuojnë në përmbushjen me sukses të detyrave të gjera socio-ekonomike me të cilat përballet Kina, si dhe në forcimin e pozitës së vendit në arenën ndërkombëtare.

Ora 10:28
Xi Jinping fiton mandatin e tretë në Kinë, lideri i Koresë së Veriut i dërgon letër urimi

1666513738_mm.JPG

Xi Jinping fitoi mandatin e tretë në Kinë duke ndjekur udhën e ish liderit më jetëgjatë në Kinë, Mao Ce Duni. Për fitoren e tij lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i dërgoi një letër urimi.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i dërgoi një letër urimi Xi Jinping për rizgjedhjen e tij si udhëheqës i Kinës, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja