"Xibraka", nipi i Enver Hoxhës e 
7 të tjerë në gjyq për kokainën

7 të tjerë në gjyq për kokainën">
Një vit e dy muaj hetime i kanë mjaftuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që të faktohë akuzat ndaj 8 të pandehurve të dosjes “Xibraka”, ku i pandehur është marrë dhe Ermal Hoxha nipi i ish-diktaorit Enver Hoxha. I pandehur është marrë dhe biznesmeni Gentjan Gjonaj, ky i fundit një ish-ndërtues në Vlorë, tashmë i falimentuar dhe ish-bashkëaksioner me dhendrin e Enver Hoxhës.

Hetimet ndaj këtij grupi fillimisht kanë nisur nga autoritet e prokurorisë së Hanoverit në Gjermani, por për shkak se grupi kishte dhe anëtarë të tjerë në Shqipëri, Gjermanëve në muajin Janar 2015 i është dashur të vizitojnë vetë Shqipërinë, ku kanë kërkuar ndihëm nga policët dhe prokurorët shqiptarë.Operacioni është kryer në fshehtësi të plotë, duke arritur të arrestohen personat kryesorë të këtij rrjeti, ndërkohë vetëm njëri Genci Xhixha, është shpallur në kërkim, pasi siç mësohet ai jeton në Amerikën Latine .Pak ditë më parë, 8 të pandehurve u janë komunikuar akuzat e “Trafikut të lëndëve narkotike” kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Eksperimentimi
Dy kolumbianët e pandehur Cesar Avila dhe Ëalther Moreno gjatë hetimeve janë çuar në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, për të performuar në prezencë të anëtarëve të grupit hetimor, se si arrinin të veçonin kokainën nga pjesa e lëngshme dhe rrobat e fëmijëve që vinin nga Turqia. Ky process sipas prokurorëve është kryer, për të mësuar më nga afër procedurën e plotë se si dy kolumbianët, arrinin të nxirnin kokainën e pastër, duke e kthyer atë nga gjëndja e lëngshme në gjëndje të ngurtësuar dhe të gatshme për tu konsumuar. Ndërkohë për dy kolumbianët e arrestuar të këtij grupi kriminal, në Tiranë pak ditë më parë mbëritën dhe dy prokurorë Kolumbianë, për të mësuar rreth aktivitetit të tyre.

Ndërsa i pandehuri Ilir Hyseni ishte personi që do përdorej si korrier së bashku me të dashurën e tij Pranvera Ebelling, ku pas verifikimeve të shumta prokuroria konstatoi se kjo e fundit ka mbëritur në Shqipëri me Hysenin dhe më pas është larguar në Gjermani. Ebelling u ndalua në Gjermani dhe pas marrjes në pyetje, ka rezultuar se ajo nuk kishte dijeni.Gjatë operacionit “Xibraka” krahas sekuestrimit të 20 kg kokainë dhe shumës prej rreth 300 mijë eurove kesh, ekspertët e policisë shkencore kanë konstatuar se në solucionin kimik që ndodhet në rreth 50 fuçit e hekurit, të cilat u gjetën brenda magazinës së transformuar në laborator,ka kokainë.

Sasia e drogës vinte nga Kolumbia me traget dhe fshihej në kontinjerë, duke u tretur në vajra të ndryshëm.Më pas grupi,në një magazinë të vjetër në Xibrakë të Librazhdit, kryente procesin e nxjerjes së kokainës, ku për këtë qëndronin në Tiranë dy kolumbianët. Ata transportoheshin me makinë për në Xibrakë nga Ermal Hoxha, i cili pas arrestimit deklaroi se punonte si taksist.

Në kërkim nga Kanadaja
Ilir Hyseni, njeriu që u kap brenda në laboratorin e kokainës në Xibrakë të Elbasanit, rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe se fotoja e tij është publikuar në faqen zyrtare të interpolit. Në kërkim ai rezulton të jetë me emrin Bali Meta, dhe se janë autoritetet kanadeze dhe jo amerikane, ato që kanë lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për akuzat e “Falsifikimit të pasportave”, “Grupit të strukturuar kriminal”, “Posedimit të armëve të zjarrit” dhe “Trafikut të kokainës”. Shpallja në kërkim e Bali Metës është kryer që prej nëntorit të 2009, kohë kjo kur autoritet kanadeze kanë zbuluar se Ilir Hyseni allias Bali Meta, kishte ngritur një laborator në Toronto, ku falsifikonte pasaporta amerikane.
 
Të pandehur
Genci Xhixha    në kërkim
Ermal Hoxha     arrestuar
Ilir Hyseni     arrestuar
Gentjan Gjonaj  arrestuar
Cezar Avila     arrestuar
Valter Moreno   arrestuar
Arian Dalipaj   arrestuar
Sajmir Batku    arrestuar

Xibraka

Ilir Hyseni

Genci Xhixha

eurot

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë