Protagoniste e mbrëmjes  në emisionin “Xing me Ermalin”, ishte këngëtarja e njohur e këngës labe, Aurela Gaçe. Këngëtarja foli për projektet e reja muzikore, por midis të tjerash nuk la pa përmendur edhe bashkëshortin e saj, Skerdin.

Gjatë bisedës me Ermalin, drejtuesin e emisionit, këngëtarja përmendi një fakt për bashkëshortin e saj duke u shprehur se:

Skerdi është shumë i qetë, nxehet rrallë. Ama është nga ata që po u nxeh, hapi rrugën. Më mirë unë që e kam 5 minuta dhe kur më kalon të fal. Ai është gjithë kohën sikur të studion.

Këngëtarja Aurela Gaçe