'Xixa' mes Guardiolës dhe Haaland, trajneri qorton sulmuesin në fushë! Trajneri largon kamerën i nervozuar (VIDEO)
Guardiola duke qortuar Haaland-in
Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, u përfshi në një debat të nxehtë me Erling Haaland në fundin e pjesën së parë, pavarësisht se sulmuesi shënoi dy herë para pushimit në ndeshjen kundër Burnley.
Kampionët në fuqi të Premier League fituan 0-3 kundër Burnley-t të sapopromovuar në Premier League, me Haaland që shënoi dopietë dhe Rodri një gol.
Edhe pse ekipi i tij kishte dy gola avantazh në fundin e pjesës së parë, Guardiola nuk u përmbajt duke i dhënë një mesazh të fortë sulmuesit Haaland, rrugës për në dhomat e zhveshjes.
Guardiola shpjegoi pas ndeshjes se diskutimi u përqëndrua në dëshirën e Haaland për të luajtur me pasime pas tij, në vend që të mbante topin në këmbë, në pritje të daljes para të lojtarëve të tjerë.
“Ai e donte topin pas tij dhe ai top nuk duhej të ishte prapa. Ndonjëherë duhet të jesh i durueshëm për të gjetur momentin e duhur. Ai nuk ishte i nxehur, unë nuk jam i nxehur. Në futboll ndodh. Mos e bëni dramatike", tha Pep pas ndeshjes.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.9%
-
Jo
75.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.5%
Vota total: 1252
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premier League/ Armando Broja rikthehet në fushë, Arsenali 'blindon' kreun! Chelsea turpërohet në shtëpi, Man. City ndalet në Londër
15 Mars, 14:22
-
Sylvinho merr sinjale pozitive, Armando Broja i gatshëm për Burnleyn! E nis nga stoli ndeshjen e sotme të Premier League
14 Mars, 15:19
-
Lajme pozitive nga Anglia, Armando Broja zbret në fushë! Parker: Është në rrugën e duhur
13 Mars, 11:39
-
Disfata 3-0 kundër Real Madridit, Pep Guardiola: Nuk luajtëm aq keq sa për të humbur kështu
12 Mars, 10:17
-
Champions League/ Real Madridi ‘shpërfytyron’ 3-0 Man. Cityn, tripletë nga Valverde! PSG likuidon me ‘shuplakë’ Chelsean, Bodo/Glimt një realitet! Arsenali frenohet në Leverkusen
11 Mars, 22:54
-
Champions League/ 'Melodia' e kampionëve vijon sot me Real Madrid - Man. City dhe PSG - Chelsea! Arsenali luan në Leverkusen, Sportingu në acarin e Bodos
11 Mars, 08:48
-
Zyrtare/ Ryan Gravenberch rinovon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2032
8 Mars, 15:08
-
VIDEO/ Man. City makineri golash, fiton 1-3 në Newcastle dhe kalon turin në FA Cup
8 Mars, 13:30
-
GOLAT/ Chelsea vuan, kalon në çerekfinalet e FA Cup pas 120 minutash lojë! Man. City përmbys 1-3 ekipin e Newcastle
8 Mars, 13:26
-
GOLAT/ Tottenhami në rënie të lirë, 11 ndeshje pa fitore! Crystal Palace e përmbys 1-3 në Premier League
6 Mars, 10:27
-
VIDEO/ Man. City bën hap fals në shtëpi, Nottingham e ndal 2-2
5 Mars, 09:38
-
GOLAT/ Arsenali fiton dhe 'arratiset' në krye të Premier League, ndalet Man. City! Chelsea i shënon 4 herë Aston Villas, 'thyhet' Man. United
5 Mars, 09:32