UKRAINE - Kryeministri ukrainas Arseniy Yatsenyuk ka kërkuar që çështja e rrëzimit të avionit Malaysia Airlines MH17 të hetohet nga gjykata ndërkombëtare e Hagës, duke e cilësuar rrëzimin e tij një krim kundër njerëzimit.
Edhe separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës janë shprehur pro investigimeve ndërkombëtare në vendin e rrëzimit të avionit. Rebelët janë zotuar të sigurojnë vendin si dhe kthimin e trupave. Aktualisht, të dyja palët në konfliktin ukrainas fajësojnë njëri-tjetrin për rrëzimin e avionit. Vetë presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Ukraina është përgjegjëse për tragjedinë.
Ndërsa zëvendës presidenti amerikan i shtetit, Joe Biden ka thënë se aksidenti i djeshëm nuk ka ndodhur rastësisht. Sipas Biden, avioni mund të jetë qëlluar nga dikush i cili mund ta ketë marrë atë për avion ushtarak. Po ashtu edhe Bashkimi Europian ka kërkuar hetime gjithpërfshirëse ndërkombëtare në lidhje me rrëzimin e avionit.
Administrata e aviacionit Federal të SHBA ka publikuar sot një urdhër në të cilin aeroplanët amerikanë e kanë të ndaluar të udhëtojnë në pjesën lindore të Ukrainës. Pothuaj të gjitha kompanitë ajrore ndërkombëtare kanë shmangur fluturimet mbi Ukrainën lindore, pas rrëzimit të aeroplanit.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO