Është dashur ndeshja e katërt në këtë Evropian që yjet e Belgjikës të tregojnë potencialin e tyre të vërtetë, duke shkatërruar 4-0 Hungarinë. Mertens, De Brun, Hazard, Lukaku, kanë dërguar skuadrën e tyre në çerek finale, duke dhunuar spektakël e gola, si dhe një numër të madh rastes të humbura para portës.

Nga ana e saj, Hungaria ishte hija e skuadrës që pamë në fazën e grupeve, ku arriti kulmin në ndeshjen kundër Portugalisë.

Skuadra arriti të krijojë shumë pak raste, ndërkohë që Portieri Kirali u kthye në një shënjestër të belgëve.

Në ndeshjen e ardhshme, të një të tetave, Belgjika do të përballet me Uellsin e Garet Beil.

Redaksia Online
Shqiptarja.com