Yjet e Hollivudit na mësojnë nga
VMA, ja si të lyhemi këtë sezon 

E pabesueshme si mund të kenë ndikim kaq të madh mbi ne, njerëz që nuk i kemi takuar kurrë personalisht, por yjet e Hollivudit sapo vendosën standardet e reja lidhur me tualetin.

Mbrëmja madhështore e VMA, përpos spektaklit që dhuroi, na dha disa këshilla mjaft të vlefshme rreth tualetit që duhet të aplikojmë, të paktën deri sa të organizohet një tjetër ceremoni e përmasave të tilla.

Edhe një sy jo fort i vëmendshëm do ta vinte re që të gjithë yjet që parakaluan në tapetin e kuq, ruanin të njëjtën linjë makeup-i a thua se ishin lyer nga i njëjti artist. Makeup minimalist, abronxant e shumë natyral, buzë 'të zhveshura' dhe modele flokësh të thjeshta.

Artistët e makeup-it këtë vit kanë ruajtur linja neutrale duke luajtur kryesisht me ngjyrat e errëta në zonën e syve. Tani e dini çfarë ngjyrash duhet t'i shtoni koleksionit tuaj të tualetit.

Për të gjithë burrat që u cënohet portofoli pas një lajmi të tillë, na vjen keq, por është një e keqe e domosdoshme...
FOTO


FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

105/4
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin

Adriatik Doçi: U përball me bandat me automatik/ Kush është Elvin Gogaj, prokurori që po heton Belind Këlliçin