Yjet e La Scales zgjedhin
Tiranën për tu martua
Eris Nezha dhe Petra Konti, çifti i balerinëve të parë në teatrin La Scala të Milanos, zgjodhën 14 gushtin në një ambjent të qetë në periferi të Tiranës, mes familjarësh e miqsh të kurorëzojnë
Eris Nezha dhe Petra Konti, çifti i balerinëve të parë në teatrin La Scala të Milanos, zgjodhën 14 gushtin në një ambjent të qetë në periferi të Tiranës, mes familjarësh e miqsh të kurorëzojnë dasmën së tyre.
Qysh në hyrje ambjenti të përgatiste për të kaluar mrekullisht: muzikë e qetë, një gotë verë, shëtitje e shkurtër për të eksploruar ambjentin e bisedë e ngrohtë mes të njohurish, sidomos kur në mes janë edhe emocionet e mrekullueshme të një dite kaq të rëndësishme.
Mikpritës ishin prindërit e Erisit, Iliri dhe Rajmonda.
Z. Ilir Nezha, një burrë i paqtë dhe i fisëm që fluturonte nga gëzimi dhe i buzëqeshnin sytë tek fliste për martesën e të birit, por edhe për nusen e djalit të tij, të emblën Petra ashtu siç e kishte me dëshirë ta quante.
Aty atmosfera u shndërrua në një dasme tradicionalsht shqiptare, kështu e dëshironte Erisi, me muzikë dhe valle shqiptare.
Ndrojtjes sime për të ndërhyrë në një ditë kaq të vecantë për ta, me dëshirën për një intervistë të shkurtër ata ju përgjigjën me një thjeshtësi që më habiti, por edhe më gëzoi.
Me kënaqësi ata pranuan të ndajnë pak nga emocionet e tyre në një ditë të madhe.
Ndërsa gjithçka rridhte bukur, edhe më shumë shtohej dëshira për të parë ciftin në vallëzim.
Aq më shumë Petrën dhe komportimin e saj në këtë drejtim në një ambjent shqiptar.
Megjithëse përballë një kavalieri si Erisi ajo nuk mund të ishte vecse një flutur.
Gjithcka shkoi sipas parashikimit.
Lumturia e madhe u bë edhe më e dukshme në këtë pjesë, që më shumë se kujtdo ju takonte atyre të dyve.
(V.GJ)
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit “THASH&THEM” të gazetës “Shqiptarja.com”
12/3
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
34.5%
-
Jo
52%
-
Nuk e di
13.5%
Vota total: 200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'PD nuk është më opozita', Pano Soko: Nuk arrin të trembi mazhorancën! Ti nuk vjen me moralin se 'Ne vjedhim më pak'
8 Tetor, 21:57
-
U arratis nga burgu në Itali më 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar me 7 emra! Po udhëtonte nga Spanja
8 Tetor, 21:50
-
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
8 Tetor, 21:49
-
Nesër reshje në Shkodër e Lezhë, tre ministra dakordësojnë masat parandaluese me kryebashkiakët: Inspektoni hidrovoret dhe pastroni kanalet
8 Tetor, 21:18
-
Shorti i tretë zgjidh ngërçin për vakancat në KLGJ dhe KLP
8 Tetor, 21:07
-
Rama batuta me Manjën para të rinjve, shpërthejnë të qeshurat: Të hysh në administratë duhet të jesh nga Dibra, kushëri i Ulsiut...
8 Tetor, 21:05
-
Raporti i antidrogës italiane, rrjetet kriminale shqiptare po forcohen
8 Tetor, 20:56
-
Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Do përfitojnë 1200 familje
8 Tetor, 20:36
-
Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia
8 Tetor, 20:28
-
455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re
8 Tetor, 20:20
-
Deklaratat e ashpra të Krichbaum ndaj Berishës, Kulluri: Tregon dashamirësi për të djathtën! Është mik i PD-së, CDU ka qenë partnere kryesore në PPE
8 Tetor, 20:07
-
Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin
8 Tetor, 19:56