Shpesh modeleve u janë drejtuar kritika të tipit që janë të ngrira në qëndrim dhe fytyrë.

Tashmë ata kanë ardhur në një version me të vërtetë të ngrirë si manekine plastike në një muze në Francë.

cara delevingne

Shihen në këtë version modelet dhe dizenjueset e ndryshme të cilat që nga dita e hënë qëndrojnë të ngrira në Musee Grevin në Paris.  

Ndër fytyrat e të famshmëve shihen aktorja Angelina Jolie, modelja Cara Delevingne, modelja Naomi Campbell, modelja kanadeze Coco Rocha, këngëtarja Madonna, dizenjuesi Jean Paul Gaultier, dizenjuesi Christian Dior, dizenjuesja Chantal Thomass etj.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)