Ylli i Disney, Debby Ryan, ka folur publikisht rreth një marrëdhënieje abuzive, pjesë e së cilës ka qenë pak kohë më parë. Bëhet fjalë për një marrëdhënie shoqërore që shumë shpejt degjeneroi në dhunë mendore dhe fizike. Ajo që 21-vjecarja dëshiron të ndajë me fansat e saj, është mostolerimi i dhunës që në momentin e parë që vihen re shenja sado të vogla të saj.

Ryan kaloi në detaje dhe përshkroi situatën që ‘mbushi kupën’ në marrëdhënien me mikun e saj:

“Kisha një muaj që nuk flisja me të. I kërkova të largohej nga jeta ime. Në atë moment ai hodhi telefonin e tij drejt meje dhe e theu në dhjetëra copa. Nisi të bërtistë, të gjuante murin me grushta dhe të më shante. Më pas filloi të me kërkonte falje dhe më thoshte se më donte. Pastaj më tërhoqi me dhunë nga kyci dhe më mbylli brenda në banjë”,- tha Ryan.
debby ryan
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)